E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina ashpërson tonet në konferencën mbi klimën

"Nëse krahasoni premtimet dhe veprimet e ndërmarra deri tani ekziston një hendek i madh'', deklaroi sot Yu Qingtai, përfaqësuesi special i Ministrisë së Punëve të Jashtme për klimën, cituar sot nga agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua.

Gjatë një konference shtypi në Kopenhagë, Yu theksoi se vendet e pasura duhet të reflektojnë për të vendosur nëse kanë vullnet politik për të mbajtur premtimet përsa i përket reduktimit të emetimeve të gazit me efekt serrë, shkaktar për ndryshimet klimatike si dhe mbështetjes financiare për vendet në zhvillim.

Këta të fundit kanë kërkuar të paktën 300 miliardë dollarë ndihmë dhe një mbështetje e tillë nuk përbën një veprim bamirësie nga ana e vendeve të industrializuara, por një detyrim i ligjshëm sipas konventave ndërkombëtare, shtoi Yu Qingtai, sipas të njëjtit burim.

"Për çështjen e luftës kundër ndryshimeve klimatike, ne nuk na mungojnë dokumentet e ligjshme, por sinqeriteti i marrjes së veprimeve'', shtoi ai.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›