Britani, raporti parlamentor kritikon qeverinë për gripin
Komisioni i shkencës dhe teknologjisë i kërkoi qevervinë të shpjegojë se si qendrat shëndetësore të shërbimit intensiv dhe të emergjencave do të përballojnë pandeminë dhe të jetë transparente mbi dobësitë e shërbimit shëndetësor të emergjencave, që duhet të përmirësohen. Britania e Madhe është goditur rëndë nga vala pandemisë globale të virust të gripit H1N1, i njohur si virusi i gripit të derrave, që u zbulua fillimisht në muajin mars në Meksikë dhe SHBA.
Rreth 30 persona kanë humbur jetën në Britani nga H1N1 dhe qeveria deklaroi se vetëm javën e kaluar ishin zbuluar rreth 100 mijë raste të reja të sëmundjes. Në një raport, të hartuar vitin e kaluar, mbi përgatitjet e qeverisë për një pandemi gripale, komisioni i Dhomës së Lordëve shprehu "shqetësimet e tij serioze" për vonesat në krijimin edhe vënien në funksion të Shërbimit Kombëtar për Pandemitë e Gripit (NPFS). Shërbimi, që u mundëson pacientëve të diagnostikohen dhe të marrin recetat përmes internetit apo telefonit, u bë publik të enjten, por dështoi brenda pakë orëve si pasojë e kërkesave të shumta.