E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi, Britanikët: Tërhiquni nga Afganistani

Sipas konstatimit të institutit "ComRes", më shumë se gjysma e popullsisë britanike (52 për qind) mendojnë se trupat duhet të tërhiqen menjëherë, ndërsa 43 për qind e tyre shprehet kundër luftës.

Sipas rezultateve të sondazhit, 58 për qind e të intervistuarve mendojnë se lufta në Afganistan nuk mund të fitohet, ndërsa të kundërtën e mendojnë 31 për qind e të anketuarve.

Këto të dhëna bëhen publike vetëm një ditë pas shpalljes së përfundimit të fazës së parë të ofensivës "Kthetra e Panterës" (Panther's Claw), një operacion që nisi në fund të qershorit.

Ushtarakët e lartë dhe kryeministri Gordon Broën kanë vlerësuar se faza e parë ishte e suksesshme, pavarësisht tronditjes së opinionit publik për shkak të humbjeve të rënda në radhët e kontingjentit britanik, ku 22 ushtarë kanë vdekur që nga fillimi i korrikut.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›