E Diel, 1 Nëntor 2026

5 000 persona kundër vizitës së patriarkut ortodoks rus

Manifestuesit mbanin nëpër duar pankarta me slogane si, "kishë e pavarur për një shtet të pavarur", "larg Kisha e Moskës nga vendet e shenjta të Ukrainës" apo "Kirill jashtë nga Ukraina", "Kirill është i huaj për Ukrainën"."Lavdi patriarkut të Kievit", "Lavdi patriarkut të Kievit, Filaret", thërrisnin një grup priftërinjsh dhe besimtarësh që qëndronin përpara katedrales Saint-Vladimir.

Patriarku i ri rus Kirill, i cili ndodhet për vizitë në Ukrainë që prej ditës së djeshme, ka refuzuar projektet për themelimin e një kishe ukrainase të pavarur nga Moska dhe bëri thirrje për bashkim të besimtarëve ortodoksë rusë dhe ukrainias. Kisha ortodokse ruse, më e fuqishmja në botë, e konsideron Ukrainën si territor të saj kanonik.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›