E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, shqetësime për sigurinë në zgjedhje

Kreu i misionit asistues të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kai Aide, tha se është i shqetësuar se pasiguria mund të mbajë afganët larg kutive të votimit në zgjedhjet e dyta presidenciale në Afganistan më 20 gusht.

Komentet e Aides erdhën pas plagosjes së menaxherit për fushatën zgjedhore të kandidatit, Abdullah Abdullah, dhe vrasjes së vozitësit të tij gjatë sulmit të veturës, në të cilin gjendeshin të dy.

Të dielën, një mik i presidentit në detyrë, Hamid Karzai, i shpëtoi një sulmi të militantëve, ndërsa të hënën, rebelët hapën zjarr në një tubim zgjedhor të kandidatit Abdullah në krahinën lindore të Nangarharit, duke plagosur një person.

Këto incidente janë të shoqëruar me një rritje të sulmeve të talibanëve mbi objektet e sigurisë dhe ato të qeverisë.

Njoftohet se tetë nga rojet e një kompanie private të sigurisë afgane u vranë në një shpërthim bombe në krahinën jugore Helmand.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›