E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, shpërthen diga,50 të mbytur

Të paktën 50 persona u mbytën sot në një lagje në Xhakarta, pas çarjes së një dige, bënë të ditur sot autoritetet. "Numri i të vdekurve arriti në 50 pas zbulimit të trupave të tjerë'', deklaroi shefi i qendrës së krizave nga Ministria e Shëndetit, Rustam Pakaya. Sipas bilancit paraprak, numri i personave të mbytur ishte 32. Numri i viktimave mendohet të rritet më shumë me vazhdimin e kërkimeve, ndërkohë që rreth 500 shtëpi janë përmbytur pjesërisht ose krejtësisht, në zonën rezidenciale të Cireundeu dhe Tangerang, në jug të Xhakartës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›