Spanja sqaron vendimin e saj për Kosovën
Bruksel-Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Carme Chacon ka mbërritur sot në Bruksel, për të diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, për vendimin e marrë nga qeveria spanjolle për tërheqjen e trupave nga Kosova, njoftojnë burimet spanjolle në Bruksel.
Sipas mediave, ministrja spanjolle do të sqarojë arsyet për vendimin e shtetit të saj që deri në fund të verës të tërheqë 630 ushtarë nga forca e KFOR-it, ka njoftuar agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Vendimi i Spanjës, të disa ditëve më parë, shkaktoi reagime dhe kritika në NATO dhe tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Analistët politikë të Spanjës e kanë quajtur një gabim të madh vendimin e qeverisë spanjolle, duke ia përkujtuar Spanjës se Kosova është një çështje evropiane.