E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova anëtarësohet në Forumin e Vjenës

Prishtinë-Kosova u anëtarësua sot në Forumin Ekonomik të Vjenës. Anëtarësimi i shtetit të ri në këtë forum të rëndësishëm u nënshkrua solemnisht nga kryeministri Hashim Thaçi, në praninë e kreut të Forumit Ekonomik të Vjenës, Erhard Busek. "Vendimi juaj për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Forumin Ekonomik të Vjenës, është një lajm shumë i mirë për vendin", u shpreh kryeministri Thaçi. "Kosova, shteti më i ri në botë dhe anëtari më i ri i Forumit Ekonomik të Vjenës, është shtet i suksesit, ndërsa së shpejti, do të bëhemi edhe pjesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore", theksoi Thaçi.

"Qëllimi kryesor i Forumit është zhvillimi përmes investimeve dhe integrimit të Kosovës e rajonit në Bashkimin Evropian", tha Busek. Busek merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet sot në Prishtinë, ku sekretarja e këtij forumi, Elena Kirçeva, pohoi se në Kosovë janë krijuar kushte të përshtatshme për biznes dhe investime.

Kryeministri Thaçi siguroi pjesëmarrësit se "Kosova është vend i sigurt dhe tërheqës për investimet e huaja, pasi ka resurse të pasura natyrore dhe njerëzore, të cilat garantojnë suksesin e investimeve".

Kryeministri dhe anëtarët e qeverisë së Kosovës kosovare, ftuan investitorët e huaj të investojnë në shumë sektorë të ekonomisë së Kosovës."Kosova është një shtet i ri me spektër të gjerë nevojash për zhvillim. Qëllimi ynë është që duke bashkëpunuar me partnerët tanë të realizojmë më shpejt prioritetet tona zhvillimore. Kosova ka nevojë për investimet e tuaja, prandaj jeni të mirëpritur dhe këtu do të gjeni mbështetjen tonë të pakursyer", theksoi kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›