E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Të tërhiqen pjesëtarët e OKB-s

Prishtinë-Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, u ka bërë sot thirrje shteteve, që kanë përfaqësues në misionin e OKB-së, që ata t'i tërheqin nga Kosova. Për kërkesën e Britanisë, për zvogëlimin e përfaqësuesve të vet në misionin EULEX, zëvendëskryeministri Kuçi tha se kjo nuk është arsye për shqetësim dhe se Kosova nuk mbrohet me numrin e përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare, por me politikën e bashkësisë ndërkombëtare. Ai ka vlerësuar pozitivisht tërheqjen e përfaqësuesve të Rusisë nga UNMIK-u. /REL/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›