E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan Papa Benedikti XVI uron te krishteret ne te gjithe boten

Qindra mijëra besimtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në sheshin Shën Pjetri për të marrë pjesë në meshë dhe për të marrë njëherazi bekimin papal ''Urbi et Orbi'', ose urimin për qytetin dhe botën.

Siç e do tradita që prej vitit 1985, sheshi më i famshmën për të krishterët është zbukuruar nga ekspertë holandezë lulesh, ku në shesh dhe ngado mbizotëron e verdha dhe e bardha, ngjyrat e Vatikanit.

Ballkoni nga ku Papa ka përcjellë urimet është zbukuruar me 1 700 trëndafila Vandela ngjyrë kremi, nën përkujdesjen e mjeshtrit Charles van der Voort.

Papa Benedikti XVI pohoi sot se diplomacia dhe dialogu duhet t'u zënë vendin armëve në Libi, duke kërkuar në mesazhin e tij për Pashkët që dinjiteti njerëzor të fitojë mbi ndarjet e errëta në të gjithë Lindjen e Mesme.

"Në Libi, diplomacia dhe dialogu t'u zënë vendin armëve dhe në situatën e konfliktit aktual të favorizohet aksesi i ndihmave humanitare tek të gjitha ata që vuajnë pasojat e përleshjeve", u shpreh papa në bekimin tradicional "Urbi et orbi" ("për qytetin dhe botën").

"Drita e Krishtit prektë gjithashtu popujt e Lindjes së Mesme, në mënyrë që drita e paqes dhe e dinjitetit njerëzor të fitojë mbi ndarjet e errëta, urrejtja dhe dhuna", vazhdoi sovrani papal.

Papa nënvizoi gjithashtu rolin e të rinjve në ndërtimin e një demokracie tolerante në vendin e tyre.

"Në vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme të gjithë qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë duhet të vënë gjithçka në zbatim për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për të ndërtuar një shoqëri ku varfëria të mundet dhe ku çdo zgjedhje politike të frymëzohet nga respekti për njeriun", u shpreh papa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›