E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu, Jeremiç: Vazhdoj të jem pjesë e bisedimeve

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç deklaroi se nuk i janë marrë kompetencat që të merret me Kosovën dhe rajonin, duke përgënjeshtruar kështu mediat serbe që thoshin se ai nuk është pjesë e bisedimeve.
 

Ai deklaroi se përmes bisedimeve do të përmirësohet jeta e serbëve në Kosovë, duke pohuar se procesi sapo ka filluar dhe se shpreson që së shpejti të pasojnë edhe rezultatet e para.

Shefi i diplomacisë serbe bëri të ditur se javën e ardhshme do të takohet në Beograd me ministrin e Jashtëm kinez si dhe me shefin e diplomacisë së Azerbajxhanit, me të cilët do të diskutojë edhe për Kosovën.
 

Ai po ashtu tha se do të përfaqësojë Serbinë në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›