Pacolli, kushte kryeministrit Hashim Thaçi

Ish-presidenti i vendit, Behxhet Pacolli, nuk do ta marrë postin e zv/kryeministrit të parë të qeverisë Thaçi, nëse ky i fundit, nuk plotëson disa kushte. Kushtet Pacolli do t`i përmbledhë në një dokument që do t`ia dërgojë kryeministrit të vendit, të mërkurën.
Në të ai do të kërkojë garanci për reforma në aspektin ekonomik dhe përcaktim të qartë të detyrave lobuese për njohjet e vendit. Nëse nuk përfillen kushtet e tij për përcaktimin e qartë të detyrave, Pacolli nuk do ta pranojë postin e zv/kryeministrit të parë.
Pavarësisht vendimit, Pacolli ka pohuar se AKR-ja do të vazhdojë koalicionin me PDK-në.