E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca përjashton 14 diplomatë libianë

Franca ka shpallur si të padëshirueshëm 14 ish-diplomatë libianë në Paris, të cilët kanë 24 ose 48 orë në dispozicion për të lënë vendin.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, përmes një komunikate për shtyp.

Parisi zyrtar e ka argumentuar vendimin e tij me pretendimet se ish-diplomatët kanë kryer sjellje që bien në kundërshtim me rezolutat e OKB-së, për mbrojtjen e qytetarëve.

Ndërkohë, Tripoli zyrtar ka dënuar vendimin e djeshëm të Grupit të Kontaktit, për krijimin e një fondi financiar për rebelët e Libisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›