E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrustemi ndahet me Vllazninë

Blerim Rrustemi nuk do të jetë më futbollist i Vllaznisë. Mbrojtësi kosovar dhe klubi shkodran, i kanë shkëputur marrëdhëniet përfundimisht të enjten, pas disa mosmarrëveshjeve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti kosovar të enjten përmes telefonit. “Është e vërtetë, sot e shkëputa kontratën. Drejtuesit e klubit më akuzuan se kam ikur dy herë nga ekipi pa lejen e tyre. Por, kjo nuk është e vërtetë: të dyja herët jam larguar përkohësisht, me marrëveshje. Plus, rasti i tretë ndodhi tash. Ata më thanë se duhet të jem i pranishëm në stërvitje më 5 janar, por unë arrita atë natë vonë. Ata deshën të ma gjuanin fajin, pasi i ndërruan fjalët”, ankohet 26-vjeçari.

Gjithashtu, ish-mbrojtësi i “2 Korrikut” nga Prishtina, i cili tek skuadra nga stadiumi “Loro Boriçi” ishte transferuar si futbollist i lirë, tregoi se klubi shkodran i ka mbetur borxh dy rroga, për nëntor dhe dhjetor.

“U thashë të mi japin ato para, por ata u arsyetuan se isha i parregulltë dhe nuk e di nëse do të mi japin”, vazhdoi Rrustemi, i cili tek Vllaznia ishte transferuar në muajin nëntor. Më parë, qendërmbrojtësi Rrustemi ka luajtur për disa klube: Azzuri, Toronto Supra, Portuguesa, Defensor Sporting, Borussia Monchengladbach II, AC Horsens, Rot-Weiss Erfurt e Alki Larnaca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›