OSSH, angazhim për furnizimin me energji në zonat e përmbytura

Nderkaq Operatori i Sistemit te Shperndarjes njoftoi se eshte duke bashkepunuar ngushtesisht me Shtabin e Emergjences prane Prefektures se Shkodres per te siguruar furnizimin me energji elektrike ne te gjitha zonat e permbytura dhe per mbrotjen e pjeseve te rrjetit qe rrezikohen te demtohen. OSSH ka ngritur grupe sherbimi 24 oreshe ne drejtorine e zones si dhe ne zonat e permbytura.
Per te shmangur rrezikun si rezultat i rritjes se nivelit te ujit eshte
bere shkeputja e 38 kabinave ne gjashte nenstacione te cilat te gjitha
se bashku furnizonin 932 abonente. Ne saje te masave te marra dhe te
punes intensive qe eshte duke u zhvilluar, vetem rretrh 5% e abonenteve
te ketyre zonave ndodhen per momentin pa energji elektrike. Per te
rritur sigurine ne nenstacionin Dajc elsat e tensionit te mesem jane
ngritur gjysme metri me lart dhe ne nenstacionin Shkodra 2, dhe ne
nenstacionin e Zues me ndihmen e dhene nga Ministria e Mbrojtjes jane
vendosur qindra thase me rere perreth dhe jane instaluar pompa qe bejne
te mundur nxjerrjen e ujit. Ne keto momente po punohet ne Nenstacionin
Trush per te zhvendosur elsat me 30 cm.
Sipas informacioneve te marra nga dega e OSSH-se ne Shkoder, ne
nenstacionin e Dajcit nese uji rritet edhe 5 cm atehere arrin kuoten ku
duhet bere stakimi i ketij nenstacioni ne te cilin jane rreth 1700
abonente ose rreth 6000 banore. OSSH deklaron se eshte duke ndjekur nga
shume afer kuotat e ujit ne zonat e permbytura dhe do te beje stakime te
detyruara te energjise elektrike aty ku kabinat mund te permbyten dhe
aty ku rrezikohet jeta e njerezve si pasoje e prezences se energjise
elektrike.
Adi Darsi