E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, zhduket avioni rus me 46 persona në bord

“Sukhoi Superjet 100” u zhduk nga ekranet e radarëve gjatë një fluturimi që ishte menduar të ishte një fluturim i shkurtër.

Dëshmitarët okularë raportuan se kanë parë një avion teksa fluturonte në nivele të ulëta drejt një mali, por thanë se nuk kishin dëgjuar ndonjë shpërthim.

Kërkimet nga ajri për avionin janë penguar nga errësira dhe kohë me reshje shiu. Porse forcat e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet në tokë.

Avioni i cili është ngritur në orë 07:00 besohet se ka pasur karburant të mjaftueshëm për këtë orë, tha për “BBC”-në, Karishma Vaswani, nga Xhakarta.

Ambasada ruse në Xhakarta ka njoftuar se tetë nga personat në bord janë rusë, përfshi pilotët dhe teknikët.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-09 15:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›