Indonezia në dilemë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës
Indonezia e ka shtyrë vendimin nëse do ta njohë apo do ta refuzojë pavarësinë e Republikës së Kosovës derisa të zgjidhë dallimet në vend dhe të jetë e sigurt për zërat dhe orientimet ndërkombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti indonezian, Susilo Bambang Judhojono. Ndërkaq, ligjvënësi i vjetër, Theo Sanmbuaga, i ka bërë thirrje qeverisë të njohë dhe të mbështesë shpejt pavarësinë e Kosovës, duke nënvizuar faktin se Indonezia është komb propavarësisë dhe gjithë populli i Kosovës e mbështet Deklaratën e Pavarësisë. Ai, gjithashtu, në gazetën “Xhakarta Post” ka shtruar pyetjen se nëse ish-territoret e tjera të Jugosllavisë mund të ndahen, pse nuk mundet Kosova të bëjë të njëjtën gjë?
20 Shkurt 2008