E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre deputetë serbë vendosin të braktisin Kuvendin e Kosovës

Nuk janë pranuar të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit gjatë së cilës u paraqit pavarësia e Kosovës dhe kanë vendosur të braktisin Kuvendin. Tre deputetët serbë, Sllavisha Petroviç, Vlladimir Todoroviç nga Partia Demokratike Serbe si dhe Mihailo Shqepanoviç nga Partia Popullore Serbe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj autoriteteve kosovare dhe kanë kërcënuar se do të marrin masa të menjëhershme. Deputetët kanë deklaruar se mendojnë që ta braktisin Parlamentin për një kohë të gjatë, sepse nuk u është dhënë e drejta e fjalës gjatë seancës së tri ditëve më parë. Petroviç, Todoroviç dhe Shqepanoviç kanë thënë se nuk kanë marrë pjesë në seancën e Shpalljes së Pavarësisë, por në institucione ata do të jenë pjesë e vendimeve të rëndësishme.

20 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›