E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo fiton triangolaren "Birra Norga"

Dinamo është bërë dje fituesja e triangolares "Birra Norga". Në miniturneun e zhvilluar ditën e shtunë në qytetin e Vlorës, në stadiumin "Flamurtari", përvec ekipit vendës, merrnin pjesë kampionët e Elbasanit dhe Dinamo. Kjo e fundit ishte e vetmja që fitoi një ndeshje në kohën e rregullt, atë me Flamurtarin, falë një goli të Caushit. Blutë e fituan edhe ndeshjen e parë, atë me Elbasanin, por pas gjuajtjeve të 11-metërshave, sepse koha e rregullt (45 minuta) përfundoi në barazim. I vetmi që nuk realizoi për Dinamon ishte mbrojtësi Erion Xhafa, ndërkohë që portieri Ilion Lika priti dy penallti të elbasanasve. Të njëjtin rezultat dha edhe ndeshja mes Elbasanit dhe Flamurtarit, por në favor të kampionëve në fuqi, pasi portieri Kotorri priti dy 11-metërsha. Kështu, në kohën e rregullt të tri ndeshjeve të zhvilluara, u shënua vetëm një gol. Pas përfundimit të aktivitetit, kupa simbolike i është dorëzuar kapitenit të Dinamos, Ilion Likës, nga biznesmeni Agron Haxhiraj, i cili kishte organizuar gjithcka në mënyrë perfekte. Bashkë me të ishte i pranishëm në dhënien e kupës edhe sekretari i klubit vlonjat, Sokol Kushta. Duhet thënë se niveli i lojës në ndeshjet e djeshme ishte mesatar, ndërkohë që Dinamo e meritoi kupën, bashkë me të cilën morri edhe një shpërblim prej 10.000 dollarësh. Ajo ishte skuadra më e përgatitur dhe më e disiplinuar taktikisht. Trajneri Faruk Sejdini, i kënaqur për fitimin e triangolares, u shpreh se skuadra e tij ka ende punë për të bërë, në mënyrë që të jetë pretendente për titull në kampionat. Edhe lojtarët e Flamurtarit shfaqën një përgatitje të mirë fizike, por nuk ishin shumë mirë taktikisht, problem që trajneri Canaj mendon ta zgjidhë para fillimit të kampionatit. Ndërsa Elbasani shfaqi mangësi edhe në përgatitjen fizike, ndërkohë që sipas trajnerit Deliu, duhet të kompletohet me lojtarë cilësorë në të tre repartet.

Ndeshjet
Dinamo - Elbasani 0-0 (4-3 p)
Dinamo: Lika, E.Xhafa, Diop, Alikaj, Ishka, Deliallisi, Ahmataj, Caushi, Asllani, Stafa, Gudjabi
Elbasani: Kotorri, Lamaj (Haliti 30'), Stojku, Kacollja, Mehmetaj, Albrahimi (Xhika 25'), G.Bylykbashi, E.Dalipi, Akamba, E.Ceno, Rustani

Elbasani - Flamurtari 0-0 (3-4 p)
Elbasani: Kotorri, Lamaj, Stojku, Kacollja, Mehmetaj, G.Bylykbashi, Albrahimi, Haliti, Xhika, Pëllumbi, Akamba
Flamurtari: Billa, Driza, Behari, Sakaj, Begaj, Kuqi, Roxher, Bokatola, Guna, Nenaj, F.Xhafa

Dinamo - Flamurtari 1-0
Shënues: Caushi 34'
Dinamo: Lika, E.Xhafa, Diop, Alikaj, Deliallisi, Caushi, Qorri, Gudjabi, Romanishin, Asllani, Stafa
Flamurtari: Billa, Sakaj, Driza, Behari, Begaj, Kuqi, Roxher, Bokatola, Paco, Nenaj, F.Xhafa

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›