E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa-Partizani, miqësorja 0-0

Në praninë e rreth 1000 mijë tifozëve kavajas, është luajtur të shtunën në stadiumin "Besa" ndeshja miqësore mes ekipit vendës, Besa dhe Partizanit. Kjo ishte etiketuar si prova e vërtetë për kavajasit para fillimit të kampionatit, por në formacionin e tyre titullar kanë munguar jo pak, por 6 lojtarë. Kështu, trajneri Hasan Lika nuk kishte në dispozicion lojtarët Nana, Abdulla, Osmani, Veliaj, Lila dhe Binogol, disa të dëmtuar dhe disa të grumbulluar me ekipin Shpresa. Nga ana tjetër, edhe në radhët e të kuqve ka pasur mungesa, sic ka qenë ajo e kapitenit Dorian Bylykbashi dhe e dy mbrojtësve. Edhe pse një miqësore mes ekipesh pretendentë, ajo nuk solli asnjë gol dhe gjithcka përfundoi në barazim 0-0. Në formacionin e Besës luajtën që nga minuta e parë këta futbollistë: Mustafa, Kraja, Dragusha, Bajgora, Krasniqi, Hashani, Babaj, Belisha, Hysko, Ricard dhe Bastin. Ndërsa trajneri Neptun Bajko aktivizoi titullarë: Shehin, Beqirin, Ndrekën, Grizhën, Tafajn, Pinarin, Dhëmbin, Babamustën, Gjylën, Abilaliajn dhe Hallacin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›