Industritë japoneze raportojnë humbje
Tokio - Kompanitë japoneze raportuan humbje masive pasi rënia e shitjeve të produkteve jashtë vendit vazhdon t'i shkaktojnë probleme ekonomisë japoneze. Industritë kryesore në Japoni kanë një problem të përbashkët: një rënie dramatike e kërkesës për produkte në shkallë botërore, e cila krahas krizës botërore, rrjedh edhe nga forcimi i jenit japonez kundrejt monedhave të tjera.
Toyota ka shënuar humbjet e para vjetore neto në masën 4.4 miliard dollarë, ndërkohë që shitjet e totale të makinave ranë me 1.34 milion krahasuar me një vit më parë.
Lajme të këqija vijnë edhe nga kompania Fuji Heavy Industries, prodhuesit e makinave Subaru, që ka humbur më shumë 700 milion dollarë, etj. Gjiganti i prodhimeve elektronike, Toshiba ka shënuar humbje prej 3.5 miliard dollarë.
Eksportet japoneze pothuajse janë përgjysmuar krahasuar me një vit më parë. Njerëzit në mbarë botën nga frika e humbjes se vendit e punës, kanë mënjanë planet për konsume të mëdha. Ekonomia e Japonisë po kalon një rënie të thellë dhe papunësia është në rritje.Pritet që shitjet të vazhdojnë të bien duke shënuar një tjetër humbje të madhe në mars 2010.