E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuelë, konfiskohen pasuritë e kompanive të shërbimit të petrolit

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, deklaroi se qeveria do të konfiskonte qindra naftëmbajtëse dhe pasuritë e tjera që i përkasin kompanive private të naftës në vend.

Çavez deklaroi se konfiskimi do të niste nga Liqeni Marakaibo, i pasur me naftë. Ato do të jenë pasuri e popullit, ashtu siç edhe duhet të jetë”, tha Çavez.
Parlamenti i Venezuelës bëri amendimet e duhura në ligj për të shtetëzuar kompanitë private të petrofit në vend.

Dy vjet më parë, Venezuela shtetëzoi projektin e petrofit me vleftë miliarda dollarë, por me rënien e të ardhurave nga nafta e papërpunuar muajt e fundit, interesi qe drejtuar nga kompanitë private.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›