E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa përkrah dialogun ndërfetar në Jordani

Jordani - “Të vazhdojë dialogu me hebrejtë dhe myslimanët”. Kjo ishte deklarata e Papa Benediktit XVI, me të mbërritur në aeroportin e Amanit n] Jordani.

Ai deklaroi se mbrojtja e lirisë fetare dhe e të drejtave të njeriut është e rëndësishme në Lindjen e Mesme po aq sa edhe në pjesën tjetër të botës. Papa Benedikti XVI vlerësoi përpjekjet e Jordanisë për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Papa tha se dialogu me hebrejtë, duhet të vazhdojë, pavarësisht keqkuptimeve, pasi një progres i tillë mund të ndihmojë në arritjen e paqes. Papa nxiti gjithashtu të krishterët që jetojnë në tokën e shenjtë dhe në Lindjen e Mesme të qëndrojnë në tokat e tyre.

Ai shtoi se ata janë pjesë e rëndësishme e këtyre vendeve. “Shpresoj që të krishteret të inkurajohen për të qëndruar në vendet e tyre dhe të japin kontributin e tyre për paqen në rajon”.

Ndërkohë, Izraeli ka kërkuar që Papa ta dënojë mohuesit e Holokaustit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›