E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti në Himarë Droutsas: Dënojmë trazirat pas incidentit

TIRANE-Athina zyrtare dënon përdorimin e vrasjes së 35-vjeçarit nga Himara, Aleksandër Guma, si pretekst për të nxitur trazira në Shqipëri. Ministri alternativ i Punëve të Jashtme, Dimitris Droutsas, gjatë një interviste të dhënë dje për televizionin "Sky" ka bërë të qartë se Greqia distancohet nga të gjithë ata individë që po e keqpërdorin dhe po abuzojnë sipas tij me ngjarjen e rëndë. Kreu i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule kanë mbështetur publikisht rebelimin e banorëve të Himarës që protestuan ditën e vrasjes së të ndjerit Guma duke bllokuar për mbi 13 orë rrugën nacionale Vlorë-Sarandë.

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme Dimitris Droutsas gjatë një interviste dhënë për Skai TV u vu përpara pyetjeve rreth aksidentit dhe reagimit që duhet të bënte dikasteri që ai drejton.

Për Droutsas, ngjarje të tilla të dënueshme mund të ndodhin, por “unë theksoj dhe njëherë se dukuri të tilla janë duke u përdorur si një preteks për të ndezur probleme nga persona të caktuar, që askush nuk i dëshiron” tha ai gjatë intervistës.
“Por, më lejoni të mos ndaj të njëjtin mendim me ata që janë duke i përdorur fenomene të tilla, që edhe njëherë e ritheksoj se janë krejtësisht të dënueshme, si pretekste për të nxitur trazira apo për t'u keqpërdorur nga disa individë. Për të abuzuar me fenomene të tilla dhe për të na krijuar të tjera probleme këtu (në Greqi), që askush nuk dëshiron të ndodhin”.

Droutsas theksoi se incidenti është i papranueshëm dhe se qeveria greke në cdo kohë do qëndrojë në mbështetje të minoritetit grek në Shqipëri për ta mbrojtuar atë nga cdo kërcënim. Droutsas vuri në dukje se pala greke po kërkon më këmbëngulje të vihet në vend drejtësia në rastin e aksidentit në Himarë ku vdiq 35 vjecari Aristotel Guma.

“Lidhur me minoritetin tonë në Shqipëri, ta themi qartë, se qeveria greke është duke bërë gjithcka dhe mbase më shumë. Kjo, sepse ne besojmë në këtë që bëjmë, sepse është detyra dhe obligimi ynë”, tha Ministri Droutsas në intervistë kur u pyet rreth incidentit në Himarë nëse qeveria reagoi si duhet rreth ngjarjes.

“Le të mos ketë më dyshime dhe keqkuptime sepses a herë do flasim për minoritetin grek në Shqipëri, duhet të kuptojmë se është bërë cdo gjë e nevojshme nga pala greke dhe qeveria e saj”, shtoi Droutsas.

Ministri plotesues i dikasterit te jashtem grek pohon madje se ka patur kritika të ashpra rreth reagimit që bëri Greqia. Gazetari i Sky i theksoi Ministrit se Ministria e Jashtme ka reaguar shumë ftohtë dhe ulët në rastin e incidentit në Shqipëri pasi sic pohon gazetari V. Lyritzis që intervistoi Droutsas në Sky, Shqipëria do të kishte vepruar madje më ashpër nëse dicka e tillë ndodhte në Greqi ndaj një shqiptari.

“Kritikat janë gjithmonë të mirëpritura”, shprehet nga ana e tij Droutsas, por sic tha ai, “kjo duhet argumentuar me fakte”.

Sipas tij, reagimi i Greqisë në atë moment ishte i duhuri sa solli dhe keqardhjen e qeverisë shqiptare rreth aksidentit të rëndë e të papranueshëm, sipas Droutsas.
“Unë nuk mendoj se kritikat e tilla duhet të ndikojnë në ne, sepse kjo është një ngjarje tragjike, shkaqet e kësaj vrasje nuk kanë vend në ditët e sotme, ato janë të papranueshme dhe kjo është arsyeja pse ky incident është e papranueshëm, dhe ne kemi thënë që në fillim në mënyrë të qartë se insidenti është i papranueshëm. Madje edhe qeveria shqiptare e dënoi këtë incident nëpërmjet kryeministrit të saj”.

Ministri Droutsas në intervistën e tij për Sky te publikuar sot te plote dhe tek e perditshmja Gazeta Shqiptare, theksoi  se qeveria greke pret të vihet në vend drejtësia rreth vdekjes së minoritarit grek në Shqipëri.
“Ne jemi natyrisht duke kërkuar drejtësi dhe kërkojmë që kjo të bëhet menjëherë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me palën shqiptare dhe shpresojmë se gjerat do të ecin në drejtimin e duhur”.

Ngjarja në 13 Gusht në Himarë ndezi reagime të ashpra nga qeveria greke. Në një aksident që u cilësua i qëllimshëm të hënën nga gjykata e Vlorës mbeti I vrarë Aristotel Gumi, 35 vjec. Ngjarja ndodhi të premten, pas një zënke mes të rinjve, pasi Gumaj kishte folur në gjuhën greke. Incidenti u shënua në Himarë.
Ministria e Jashtme greke shprehu shqetësim për ngjarjen dhe e cilësoi atë tepër të rëndë si dhe kërkoi nga autoritetet e drejtësisë shqiptare zbardhjen e plotë të aksidentit.
Ngjarja shkaktoi gjtihashtu dhe rebelim të banorëve të Himarës që protestuan duke bllokuar rrugën nacionale për disa orë duke shkaktuar kështu një kaos në qarkullimin e automjeteve të turistëve në jug të vendit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›