Gjirokaster, plackitet shtepia e minoritarit emigrant
Efektivat e Policise se Gjirokastres kane ndaluar nje 39-vjecar, te dyshuar si autor i grabitjes se shtepise se nje emigranti ne fshatin minoritar te Catistes. Robert Gjoni u kap ne flagrance gjate oreve te drekes se 11 qershorit ne komunen Pogon, duke vjedhur me thyerje banesen e J. V., i cili jeton dhe punon se bashku me familjen ne Greqi. "Pasi ka vezhguar disa dite me radhe shtepine dhe nuk ka konstatuar levizje te njerezve ne te, me anen e nje leve hekuri, i dyshuari ka thyer deren e jashtme dhe eshte futur ne banese duke vjedhur ene kuzhine, sende prej bakri, vegla pune dhe disa bidone plastike te mbushur me raki", thane burime ne grupin hetimor.
B. K.
B. K.