Lac, hajdutet nuk kursejne lope dhe vica
Policia e Kurbinit ka mundur te arrestoje nje 52-vjecar te dyshuar per vjedhjen e lopeve dhe vicave ne kete zone. Burime zyrtare thane se i ndaluari eshte Faik Baboci, i cili dyshohet se rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem ka shkuar ne fshatin Torrovice te Lezhes, se bashku me persona te tjere, duke vjedhur dy vica dhe dy lope, te cilat do i thernin dhe do i tregtonin per mish. Policia tha se kishte marre disa denoncime muajt e fundit, ku i dyshuar eshte pikerisht 52-vjecari dhe shoket e tij te shpallur ne kerkim.