Infeksionet spitalore, mjekët nuk lajnë duart
Shpeshherë mjekët nuk lajnë duart përpara ndërhyrjeve kirurgjikale dhe kjo që bën që pacientët e shtruar në spitale të marrin infeksione nga më të ndryshmet. Nëndrejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Mehmet Hoxha, thotë se në spital nuk janë problem pajisjet mjekësore apo sallat e kirurgjisë që dezinfektohen rregullisht. Në vitin 2003 Instituti i Shëndetit Publik në “La Sapienza” kreu matje mbi infeksionet spitalore dhe shifrat ishin alarmante, tani pas 7 viteve ato janë afër normës. Pak muaj më parë ekspertë të QSUT-së bënë matjet mbi infeksionet spitalore në sallat e kirurgjisë, në kardiologji, në pavijonin e urologjisë dhe në një sërë laboratorësh, apo ambiente ku kryhen ndërhyrje. Marrja e infeksionit në spital shton dozën e antibiotikut, ditët e shtrimit dhe rrit koston e trajtimit të pacientit. Ndërkohë, brenda QSUT-së këtë vit do të ngrihet qendra e sterilizimit të mjeteve spitalore.