E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpejtësi dhe vërtetësi në lajm, Ora News rrëmben” Shqiponjën e Artë”

RTV Ora News merr një tjetër vlersim për shpejtësinë dhe vërtetësinë e lajmit. Pas shumë medaljesh vjen edhe "Shqiponja e Artë" nga Kompania e Panairit Klik Ekspo Grup. Drejtori i këtij panairi Luan Muhametaj e përcolli këtë vleresim në prani të kryeministrit Berisha, i cili edhe ai u nderua me të njëjtën medalje. Në hapjen e panairit Muhametaj lexoi fituesit ndër të cilët në fushën e medias ishte zgjedhur Zoti Ylli Ndroqi, President i Ora News.
 

I pranishëm në hapjen e panairit të "Klik Ekspo Grup" kryeministi Sali Berisha tha se reformat e bëra nga qeveria e tij kanë shtuar invesitmet e huaja. Duke vlersuar pejemarrjen e gjëre të sipërmarrësve të suksesshëm. Shefi i ekzekutivit tha se Shqipëria ka ndryshuar me ritme të shpejta duke thithur invesitmet e huaja.

Panairi Klik Ekspo Grup do te qëndroj i hapur nga dt 25- 30 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Ky panair ka 300 ekspozuesve nga më së 20 vende të botës.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›