E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll satelitor anijeve të peshkimit

Ujërat detare do të kontrollohen nga një sistem satelitor sa i përket menaxhimit të peshkimit. Për këtë qëllim është inauguruar në Durrës sistemi “Blu Box”, që aplikohet nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Në ceremoni morën pjesë ambasadori i BE-së, Etore Sekui; ministri i Mjedisit, Famir Mediu; si dhe personalitete të pushtetit lokal. “Implementimi i plotë i këtij projekti do të rrisë eficencën e monitorimit satelitor të anijeve të peshkimit, duke u zhvilluar në përputhshmëri të plotë me standardet e kërkuara nga BE-ja”, - tha ambasadori Sekui. Ndërsa ministri Mediu tha se sistemi “Blu Box” kontribuon në modernizimin e hapësirës ujore me një teknologji të zhvilluar e të sigurt, që sjell performancë të lartë të cilësisë së menaxhimit të burimeve të peshkimit. Projekti “Blu Box” kap vlerën e 2 milionë eurove dhe është financuar nga Bashkimi Europian.

Ai ka si qëllim rritjen e nivelit të sigurisë përsa i përket anijeve të peshkimit në rast rreziku, si dhe ruajtja e burimeve të peshkimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›