Shtohet lista e ekonomive te paafta

Pas Portugalisë një tjetër ekonomi përfshihet në listën e të paaftave. Agjencia Mood’s ka zhvlerësuar aftësinë kredituese të borxhit Sovran të Hungarisë. Agjencia amerikane ka ulur notat e Hungarisë me një shkallë, pak më poshtë gjykimit “ investuese”, me një opinion negativ. Vendimi vjen pasi të tri agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit kanë paralajmëruar se politikat e kryeministrit Viktor Orban, që kanë shmangur ligjet tradicionale kane miratuar masa të reja për të shtuar arkën e shtetit përmes një taksimi të vecantë ndaj bankave, mund të shkaktojnë rrezik për financat publike hungareze.
Moody’s ka shpjeguar zhvlerësimin nga niveli tre B me paaftësinë e Hungarisë për të respektuar angazhimet e veta fiskale, nivelet e larta të borxhit si dhe perspektivat e limituara të rritjes ekonomike në periudha afatmesme. Agjencia amerikane, vlerëson se efekti i kombinimit të këtyre faktorëve do të ketë një impact të kundërt mbi forcimin e financave të qeverisë dhe do të eleminojë mundësitë e saj për të përballuar tronditjet. Në raportin e agjencisë Moody’s, thuhet se vendimi i saj për vlerësimin me notë negative ndaj kredisë hungareze është mbështetur nga pasiguria rreth aftësive të vendit për të reaguar ndaj rreziqeve të shkaktuara nga kriza e borxhit Sovran europian.
Por pas deklarimeve dhe njoftimeve nga agjencia ndërkombëtare Moody’s, qeveria hungareze ka denoncuar zhvlerësimin e Moody’s, duke u shprehur se vendosja në nivelin e investimeve speculative, është e pabazë dhe bën pjesë në goditjet financiare ndaj Hungarisë. Duke parë se Moody’s nuk ka baza reale, qeveria hungareze mund ta interpretojnë si bjesë të goditjeve financiare ndaj vendit, ka deklaruar ministri i ekonomisë. Reduktimi i vlerësimit është profesionalisht i pabazë, ka thënë ministri, duke iu referuar buxhetit të vitit 2011 dhe faksit se Budapesti ka ulur përgjatë këtij vitit borxhin Sovran me 10%.