E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Autoshkollat në Gjirokastër, pesëfishohet numri i aplikantëve për patentë

Pas marrëveshjes, bërë nga shoqata Autoshkolla, Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugorë dhe drejtorisë së Tatimeve për një rritje të çmimit të patentave, muaji shkurt ka patur një rritje të aplikantëve në qarkun e Gjirokastrës.

Sipas instruktorit të një autoshkolle, Armando Hasani është 5-fishuar numri i aplikantëve ndërsa çmimi i patentës është i njejtë.

Ndërkohë, Autoroteti i Konkurrences ka pezulluar përkohësisht zbatimin akt marrëveshjes mes Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugore dhe autoshkollave për rritjen e tarifës së pagesës dhe kostës minimale fiskale për përgatitjen dhe paisjen me leje drejtimi. 

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›