E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrajsa e grave në Tiranë, protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Platformë Kombëtare kundër dhunës, i duam gratë e gjalla

“Ne i duam të gjitha gratë e gjalla, nuk duam t’i vajtojmë më” ka qenë thirrja që protestuesit kanë bërë para Ministrisë së Drejtësisë, kundër dhunës ndaj gruas. Protesta u zhvillua pas ngjarjes tragjike që tronditi kryeqytetin, ku 3 gra u vranë dhe 3 të tjera u plagosën nga Dan Hutra, një person i dënuar më parë edhe për vrasje.

Me parrullat “Siguri për vajzat dhe gratë”, “Krimi mund të ishte shmangur”, “Kamza në zi për gratë”,  “Gratë vriten, shteti hesht”, burra dhe gra, vajza dhe djemë ngritën zërin që ngjarje të tilla të tmerrshme, ku jeta e gruas bëhet e pavlerë, të mos përsëriten më.

Protesta para Ministrisë së Drejtësisë

Gjatë fjalës së disa prej protestuesve u kërkua forcim të ligjit për mbrojtjen e gruas, ndërsa kanë akuzuar institucionet se kanë dështuar të mbrojnë gratë duke lënë të lirë një vrasës.

Gjithashtu ata kërkuan nisjen e një diskutimi të gjerë për të trajtuar problematikën në themel si dhe  një platformë kombëtare kundër dhunës ndaj gruas.

“Institucionet nuk e dinë që ky vrasës ka kërcënuar të vrasë sërish. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e 6 grave, ku 3 prej tyre nuk janë më në jetë sot. Ne e kemi normalizuar dhunën, ky nuk është krim pasioni, por është vrasje e gruas pse është grua. Ka dështuar shoqëria shqiptare dhe institucionet.

Protesta para Ministrisë së Drejtësisë

Ligjet të funksionojnë dhe të nisim një diskutim më të gjerë për këtë çështje që të mund ta rregullojmë. Si mund të lirosh një person që ka vrarë gruan e vetë? Të reagojmë sot para se motrave e mikeshave tona t’ju vijë radha”, tha një protestuese.

“Të presim me zemër të ngrirë se kur do të na vijë radha? Ka nevojë për një platformë kombëtare kundër dhunës ndaj grave. Ne I duam të gjitha gratë e gjalla, nuk duam t’i vajtojmë më”, tha një tjetër.

“Mostrat i kemi mes nesh, të kesh frikë të hapësh televizionin se do shohësh ngjarje makabre dhe e gjitha vjen nga familja. Edukojini vajzat të mbrojnë veten, edukojini djemtë që janë të barabartë me vajzat dhe të respektojnë lirinë e vajzave”, u shpreh një aktiviste.

Kjo protestë erdhi në shenjë revolte nga shoqëria cilive pas ngjarjes tragjike të 1 marsit ku 3 gra humbën jetën dhe 3 të tjera u plagosën në Kazëm dhe Paskuqan. Autor i të gjitha këtyre ngjarjeve është Dan Hutra, një person me precedentë të theksuar kriminal.

Protesta para Ministrisë së Drejtësisë

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›