Infektohen nga morrat nxënësit e shkollave 9-vjeçare
Më të vjetrit thonë se morrat shfaqen atje ku ka varfëri. Djali më ka zënë parazit dhe nuk duhet ta çoj në shkollë se nuk ma pranojnë deri sa të pastrohet. Edhe shokët e tij kanë zënë.
Kështu është shprehur një nënë e re nga Tirana për gazetën Shqip , e cila e ka fëmijën në klasë të katërt në një nga shkollat e kryeqytetit.
Morrat në kokat e fëmijëve po shpërndahen nga njëri nxënës tek tjetri,prandaj mjekët kanë njoftuar prindërit dhe mësuesit dhe kanë dhënë direktiva dhe udhëzime për të pastruar kokat e nxënësve.
Ndër këshillat e dhëna është përdorimi i shampove për zhdukjen e morrave , dhe janë këshilluar prindërit që të kontrollojnë periodikisht kokëne fëmijës , dhe mos të përdorin kura popullore si vajguri ,pasi mund të shkaktojë probleme në lëkurëne kokës së fëmijës./A.Xh