E Diel, 1 Nëntor 2026

Në oturak të gjithë bashkë

Psikanalistja gjermane Dr. Agathe Israel ka kryer së bashku me kolegë të tjerë një studim mbi „Fëmijët e çerdheve në RDGJ". Rezultatet e studimit mund të jenë me interes për publikun shqiptar.


Gruaja S. është sot 38 vjç dhe tregon ende një shenjë që i ka mbetur në fytyrë, që nga koha e kopshtit. Në kopësht ajo ka shkuar në Tiranë. S. do të kishte qenë mbase një partner interesant për psikanalisten gjermane, Dr. Agathe Israel. Së bashku me kolegë të tjerë Israel ka kryer një studim, mbi „Fëmijët e çerdheve në RDGJ", të prezantuar në librin me të njëjtin emër.


Specialistet kanë intervistuar 20 persona, për të vlerësuar ndikimin e përjetimeve të çerdhes dhe kopshtit mbi zhvillimin e personalitetit, shëndetit fizik dhe atij psiqik. Rezultati nuk është reprezentativ, por ai hedh një vështrim të detajuar në edukimin e fëmijëve në ish RDGJ. Mbase ky rezultat ngre edhe disa pyetje për të njëjtën çështje edhe në Shqipëri

Personat e intervistuar janë sot 30 -40 vjçarë që kanë kaluar tre vitet e para të jetës në çerdhe dhe kopshte.


Dje - nisi eksperimenti i krijimit të personaliteteve socialiste
Ashtu si edhe në Shqipëri edhe në RDGJ, ngritja e çerdheve për tu kujdesur për fëmijët e vegjël nga zero deri tre vjç, ka qenë një nga masat e politikës sociale të shtetit. Synimet e shtetit për edukimin e fëmijëve lindën direkt prej nevojave të ngritjes së shoqërisë socialiste. Me edukimin e fëmijëve lidhej planifikimi dhe kontrolli i mësuesve dhe edukatorëve.


Qëllimi i masave që u morën si në RDGJ ashtu edhe në Shqipëri ishte krijimi i "personalitetit socialist", që duhet të fillonte që në moshë të hershme. Koncepti kishte në bazë faktin që fëmijët janë në rritje dhe sipas këtij koncepti ata nuk dinë dhe nuk janë ende në gjendje të marrin vendime, duke e parë këtë si deficit kundrejt të rriturve (modeli i deficitit).


Fëmijët u panë si recipientë, që mund të formatohen pa fund me anë të edukimit të planifikuar, ku kushtet specifike individuale kishin më pak rëndësi se sa ato të jashtme. Fëmijët duhet të përvetësonin sjellje të vetëdijshme racionale, të detyruara nga shoqëria dhe të përshtatura me të (modeli i kolektivizimit).


Por, duhet thënë se jo të gjithë prindërit i rritën fëmijët sipas skemave të dhëna. Megjithatë prindërit, që krijonin një hapësire të lirë për fëmijët shiheshin si borgjezë.


Pamja e familjes - Fëmija objekt funksionues


Për të arritur këtë në RDGJ ashtu si dhe në Shqipëri u ngrit një front i mbyllur edukimi, pjesë e të cilit ishte edhe familja socialiste. Prindërit duhet të ishin të vetëdijshëm dhe aktiv në shoqëri, mamaja dhe babai me personalitet socialist, të përgjegjshëm për edukimin socialist të fëmijëve, për përgatitjen e tyre për të punuar dhe jetuar në socializëm.


Sipas imagjinatës shtetërore, që prej fëmijërisë së hershme deri në moshën e rritur, jeta duhet të rridhte në grupe me strukturë hierarkike. Vlera e individit i nënshtrohej normave të grupit. Grupet duhet të realizonin qëllimet ideologjike, duke ju kundërvënë interesave dhe rezistencës së personave të vçantë.


Po ashtu si në RDGJ edhe në Shqipëri, martesa bëhej herët, shpesh në moshën 20 vjçare me përfundimin e shkollës profesionale ose që gjatë studimeve. Të ardhurat nuk ishin të mëdha. Çifti mund të merrte dikur një banesë të vogël. Barazia midis grave dhe burrave kërkonte ngritjen e institucioneve për fëmijët. Barazia synoi që në fillim vetëm ndryshimin e kushteve të jashtme.


Lindja e një fëmije ndodhte shpesh në dy vitet e para, në të cilat çifti nuk kishte forcuar ende identitetin e vet dhe nuk kish gjetur ende stilin e jetës. Kështu që fëmija vihej në pozicionin e një objekti funksionues.


Me ngritjen e institucioneve të kombinuara (çerdhe plus kopësht) nën një çati u futën rreth 200 fëmijë.


Edukatoret kishin shkollim pedagogjik, si infermiere ose edukatore. Programi i edukimit duhet të jepte armët teorike për shkollimin socialist, dhe rezultatet e tij kontrolloheshin. Në program dalloheshin principet e rendit. Aktivitetet e edukatoreve e kthenin fëmijën në objekt, ku matej suksesi i punës.


Jeta e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte


Jeta në çerdhe fillonte duke e përshtatur fëmijën me jetën e re, që në javët e para. Fëmijët ishin "të lehtë" ose të "vështirë" në mënyrën se sa lehtë ndaheshin nga prindërit dhe futeshin në jetën e re. Ndarja e hershme e fëmijëve nga prindërit dhe futja në jetën kolektive, që shpesh zgjaste disa orë në ditë, ishte e lidhur me trauma psiqike. Dita e fëmijës në çerdhe ishte e planifikuar.


Planifikimi bëhej prej të rriturve, me mëngjesin e përbashkët, qëndrimin e përbashkët në uturak, shëtitjet e përbashkëta, gjumin, lojën, fizkulturën. Toni zakonisht ishte i ashpër. Fëmijët nuk duhet të përkëdheleshin. Nevojat individuale nuk merreshin parasysh. Edhe nëse do të donin edukatoret nuk mundeshin, prej numrit të madh të fëmijëve të bënin përkushtime të vçanta.


Në qendër të edukimit ishte "kolektivi i fëmijëve". Tempo individuale përcaktohej nga tempo e grupit. Ndarja e gjatë e fëmijëve nga prindërit, shoqërohej me orët e mbrëmjes, kur prindërit ishin të lodhur dhe stresuar nga puna.


Pastërtia dhe edukimi i fëmijëve me të, luante një rol të rëndësishëm. Pastërtia e fëmijës shihej si shprehje e masës së edukimit, urtësisë së fëmijës, vërejnë psikologët.


Sipas përfundimeve të specialistëve, qëndrimi në çerdhe i fëmijëve nuk i përgjigjej kërkesave të fëmijëve të vegjël. Marrëdhëniet fëmijë edukatore, prind janë trajtuar pak. Jeta në çerdhe ka shpurë në krijimin e parakohshëm të "unit" të fëmijës dhe vendosjen e hershme të interesave të kolektivit para interesave të tyre.


Në moshën parashkollore edukatoret shihnin shpërthime agresiviteti, ambicie, grindje, mungesë gatishmërie për të bashkëpunuar me fëmijët e tjerë, duke kërkuar kështu më shumë përkushtim personal.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›