Infermierët të shqetësuar nga Provimi i Shtetit

Hartimi i Regjistrit Elektronik për të gjithë infermierët si dhe edukimi i tyre profesional, kanë qenë disa nga synimet më të mëdha.
Në takimi është kërkuar që tezat për Provimin e Shtetit të krijohen nga pedagogë infermierë dhe jo nga pedagogë mjekë, pasi sipas UISH-it, 90% e pyetjeve të bëra në test, nuk janë në punën e përditshme të infermierëve.
“Programet e realizuara nga fakultetet e Infermierisë, në fakt, nuk janë standarde dhe shumë grupe pyetjesh, u përkasin programeve të ndryshme, që të rinjtë nuk i kanë realizuar në fakultetin e tyre”, sqaroi presidenti i UISH-së, Sabri Skënderi.
Sipas tij, ka disa fakultete infermierie për shembull, të cilat nuk bëjnë lëndë ORL-je, por në tezat e infermierëve, kishte pyetje rreth kësaj lënde. Prandaj, sipas Skënderit, i rëndësishëm në këtë aspekt, paraqitet në radhë të parë informimi i grupeve të interesit, siç janë infermierët, apo Fakultetet e Infermierisë, lidhur me organizimin e procesit të Provimit të Shtetit, si i tillë. “Ne nuk u dëgjuam për hartimin e tezave të tij. Ndërsa koha e informimit dhe e njohjes me programet, ishte jashtë limiteve të parashikuara me ligj”, shton mes të tjerash, kreu i UISH.
Duke përfunduar, se institucioni që ai drejton, parashikon që të organizojë edhe një tryezë të përbashkët, në të cilën do të diskutohen problematikat e dala, nga Provimi i Shtetit. Një apel që u bë nga drejtuesit e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, ishte ai për rilicencimet e profesionistëve të regjistruar pranë tij. Kjo, pasi ata infermierë të cilët kanë licencuar gjatë vitit 2009, i bie që të rilicencohen, pra të ripërtërijnë licencat e tyre gjatë këtij viti. Kjo, pasi sipas një urdhri të ministrisë së Shëndetësisë, është përcaktuar afati 3 vjet, në të kundërt, u humbet e drejta e ushtrimit të profesionit. Shoqëruar kjo, me një urdhër paralajmërues. /Start/
2012-02-20 15:37