Rama: Qeveria sakatoi pushtetin vendor

"Kjo krizë e fortë sigurisht e shkaktuar nga tërbimi i motit por e nënvizuar nga fakti se strukturat e qeverisë që duhet të parashikonin dhe të evitonin përballjen me krizën nënvizoi qartësisht domosdoshmërinë e një ndryshimi që çdo shqiptar e ndjen të nevojshëm çdo ditë e më shumë”, tha Rama.
Sipas tij, qeveria e ka goditur në vijimësi pushtetin vendor në vend, por gjeti rastin edhe t’i falënderonte ata për ndihmën e dhënë gjatë javëve të fundit për tejkalimin e krizës nga reshjet e dëborës. “Sjellja e qeverisë është nënvlerësim dhe abuzim me pushtetin vendor, që shihet qartë në shpërndarjen e fondeve në qeverinë vendore, qoftë në goditjet absurde ndaj tyre duke gjobitur personalisht qytetarët e bashkive për shkaqet që nuk kanë lidhje me rolin e tyre ligjor dhe institucional. Politizimi i tejskajshëm i marrëdhënieve të qeverisjes vendore është karakteristikë e qeverisjes së këtyre viteve të qeverisjes demokratike, dhe varfërimi i tyre është karakteristikë e qeverisjes demokratike. Edhe shpërbërja sistematike e pushtetit vendor në aspektin e keqtrajtimit institucional të tij është karakteristikë e drejtimit të demokratëve”, theksoi kreu i PS-së.
Ai shprehu shqetësimin për ngushtësimin e kompetencave të drejtuesve të pushtetit vendor. “Ligjet e amendeuara dhe riamenduara në raport me nevojat e pushtetit vendor në Shqipëri kanë treguar vetëm ngushtimin e kopetencave të pushteti vendor. Në këtë krizë u pa qartë se shteti nuk funksionin, se strukturat shtetërore të paguara nga taksat e qytetarëve për të bërë parashikimimet e nevojshme nuk ekzekutojnë. Strukturat e paguara nga taksat, janë kthyer në xhepa false të shtetit që mbushen vetëm për nevojat e pushtetit me rrogëtarë, që vijnë drejtpërdrejtë nga partitë e qeverisë. Strukturat që duhet të planifikojnë dhe planifikojnë në terren emergjencat janë kthyer në zyra punësimi nëpër njerëzit e partisë që janë për të marrë rrogë, dhe për të pritur zgjedhjet e ardhshme. Kriza nënvizoi qartësisht degradimin e pushtetit vendosr si një hallkë e pazëvendësueshme e shtetit demokratik që është dobësuar me ligje dhe politika degraduese”,nënvizoi Rama. /Start/
2012-02-20 13:11