Lejohet ndërrimi i degëve për fituesit
12/10/2009 Pranimet për fazën e tretë me A-3, kategoritë që mund të përzgjedhin degët e reja
Kreu i MASH-it uron 120 mijë studentët për çeljen e vitit të ri akademik
Pranimet në universitetet për plotësimin e kuotave të mbetura bosh nga dy fazat e mëparshme nuk do të jenë të kufizuara, çka do të thotë se plotësimin e formularit të ri të preferencave A-3 do ta kenë edhe kandidatët që duan të ndërrojnë degë. Pra, të drejtën e plotësimit të formularit të ri të preferencave A-3 do ta kenë të gjithë pjesëmarrësit në provimet e Maturës Shtetërore që nuk janë shpallur fitues në asnjë program të studimeve të larta publike, si dhe ata kandidatë që tashmë janë regjistruar në ndonjërën prej tyre, por duke qenë të pakënaqur mund të ndërrojnë degë. Grupi i specialistëve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës tashmë e ka hartuar udhëzimin që do t’u shpërndahet fakulteteve dhe drejtorive arsimore në të gjithë vendin, ku përcaktohen kategoritë që do të plotësojnë formularin së bashku me afatet kohore. Përzgjedhja e re e preferencave nga kandidatët e interesuar pritet të nisë brenda pak ditësh, kohë në të cilën do të bëhet dhe çelja e afatit zyrtar për plotësimin e formularit A3 në të gjitha drejtoritë arsimore të rretheve në vend.
Plotësimi
Bazuar në kriteret e vendosura, lejohet që të aplikojnë për moshumbjen e studimeve të larta për vitin akademik 2009-2010 vetëm kandidatët që në formular do të plotësojnë vetëm degët që kanë kuota të parealizuara. Këto kuota pritet të plotësohen me një rishpërndarje të re fituesish, që do të rezultojë pas vlerësimit të pikëve të secilit kandidat nga sistemi kompjuterik. Fituesit përcaktohen nga Agjencia Kombëtare e Pranimeve (APRIAL) në bazë të dy parimeve: parimi i meritës: sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore dhe për disa programe studimi edhe të rezultateve të konkursit të zhvilluar për akademitë, qofshin këto artiske apo sportive; si dhe parimi i vullnetit të kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre në formularin A-3. Udhëzimi përcakton se kanë të drejtë plotësojnë formularin të gjithë kandidatët që nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për t’u regjistruar në ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009-2010, ata që janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në asnjërin prej universiteteve publike për këtë vit akademik. Gjithashtu formulari do të plotësohet nga kandidatët që janë cilësuar fitues në një nga fazat e mëparshme dhe nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi. Tjetër kategori përbëjnë personat që kanë fituar provimet me zgjedhje në vitet 2007 dhe 2008 dhe nuk figurojnë të regjistruar në programet e studimit në asnjë shkollë të lartë publike, si dhe ata që u janë nënshtruar konkurseve të pranimit për studimet e larta pranë akademive.
Përpunimi
APRIAL-i përpunon të dhënat e marra nga formularët A-3 pas mbylljes së afatit zyrtar të plotësimit të tyre dhe shpall listën përfundimtare të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A-3 në përputhje me kuotat e rishpërndara dhe e dorëzon këtë listë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Kjo e fundit dërgon menjëherë në universitete listat zyrtare të fituesve, që afishojnë menjëherë listat në vende të dukshme në mjediset e tyre. Regjistrimi i kandidatëve fitues bëhet pranë sekretarive mësimore të secilit fakultet, ku për regjistrim kandidati duhet të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet origjinale të mëposhtme: dëftesë pjekurie, certifikatë lindjeje me fotografi, 2 fotografi, mandatarkëtimin e tarifës së regjistrimit prej 1500 lekë, ndërsa dhe për kandidatët që do të ndërrojnë degë kërkohet edhe vërtetimi i çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit.
Plotësimi i formularit A-3 për kandidatët humbës
Të drejtën e plotësimit të dhjetë preferencave të reja e kanë të gjithë kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program të studimeve të larta publike. Konkretisht bëhet fjalë për kategoritë që nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për t’u regjistruar në ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009-2010, si dhe ata që janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në asnjë institucion
Kandidatët që duan të ndërrojnë degë
Udhëzimi i pranimeve për fazën e tretë lejon që plotësimi i formularit A-3 të bëhet edhe nga ata kandidatë që janë shpallur fitues në dy fazat e para të regjistrimeve, por që për arsye të ndryshme nuk duan të vazhdojnë studimet në këtë degë. “Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A-3 të gjithë kandidatët që janë fitues të regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2008-2009 dhe nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi.
Kandidatët që kanë konkurruar vitet shkuara
Gjithashtu të drejtën e aplikimit do ta kenë edhe kandidatët që kanë fituar provimet me zgjedhje në vitet 2007, 2008 e 2009 dhe nuk figurojnë të regjistruar në asnjë program të studimeve të larta publike në vend. Kësaj kategorie i bashkëngjiten edhe ata që kanë fituar konkurset e pranimit në Akademinë e Arteve dhe asaj të Sporteve në korrik të vitit 2008 dhe kanë fituar të dyja provimet me zgjedhje, Z1 dhe Z2, në vitin 2007-2008.
Afatet e përzgjedhjes së degëve
Aplikuesit për fazën e tretë të pranimeve në universitete për vitin 20009-2010 do të kenë një javë kohë në dispozicion për të plotësuar dhe dorëzuar formularin A-3 pranë drejtorive arsimore. Më pas këto të dhëna i dërgohen APRIAL-it, që pas përpunimeve të tyre deri në mbyllje të muajit tetor harton shpërndarjen e re të fituesve nga programi kompjuterik. Listat me emrat e kandidatëve fitues dërgohen menjëherë në universitete, që fillojnë regjistrime e fundit.
Universitetet
Tafaj u uron vitin e ri akademik studentëve e pedagogëve
Më shumë se 30 mijë studentë të rinj në të gjithë vendin do të nisin ditën e sotme vitin e ri akademik 2009-2010. Kreu i Ministrisë së Arsimit ka preferuar që gjatë ditës së djeshme të japë mesazhin e parë të urimit për një vit sa më të mbarë jo vetëm për studentët, por edhe gjithë stafin akademik që bashkëpunon me ta. "Dëshiroj t’u uroj të gjithë studenteve dhe pedagogeve të universiteteve tona gëzuar dhe suksese në vitin e ri akademik! Kjo ditë shndërrohet çdo vit e më shumë në një ditë feste për të gjitha familjet shqiptare, sepse arsimi i lartë është liberalizuar", - ka pohuar në fjalën e tij ministri Tafaj. Sipas të dhënave, theksohet se në total si për ciklin e studimeve të plota, ashtu dhe atyre të pjesshme në rang vendi mësimi sot do të nisë për rreth 120 mijë studentë, ndërkohë është pohuar se deri në vitin 2013 pritet që kjo shifër të shtohet edhe më tej, duke arritur në 150 mijë studentë. Ndërkohë ministri ka deklaruar se një pikë tjetër e rëndësishme e sistemit arsimor universitar do të jetë edhe hapja dhe thellimi i bashkëpunimeve të tyre me universitetet e tjera botërore. "Të dashur studentë, ju do t’i gjeni universitetet tona plotësisht të hapura me botën dhe në një bashkëpunim më të ngushtë se kurrë ndonjëherë me homologët e tyre në rajon, Evrope dhe përtej Evropës, në SHBA e kontinente të tjera", - ka përfunduar ministri.
Studentët në Itali
Lejohet punësimi, por jo më shumë se 1040 orë vjetore
Studentët shqiptarë në shtetin italian mund të kryejnë çdo lloj pune, qoftë edhe rastësore në përpjekjet e tyre për të përballuar jetesën apo pagesën e taksave universitare. Por për të bërë këtë gjë ata duhet të respektojnë limitin e orëve të përcaktuara me një qarkore të veçantë. Në rast të kundërta, këtyre studentëve do t’u duhet të shndërrojnë lejen e qëndrimit për motive studimore në atë për motive punësimi. “Gjithçka është e mundur, e rëndësishme është të mos punësohesh më shumë se 1040 orë në vit, përndryshe është e domosdoshme që të konvertohet leja e qëndrimit për motive studentore”, - pohohet në legjislacionin përkatës. Në njoftimin e saj Ministria e Brendshme Italiane përcakton se “shtetasve të huaj që zotërojnë një leje qëndrimi për motive studentore apo formimi u lejohet ushtrimi i çdo lloj aktiviteti punësimi, por duke respektuar orarin e 20 orëve punë javore maksimale, qoftë edhe duke i mbledhur 52 javët në një kufi maksimal të 1040 orë pune në vit”, - të cilat tekefundit janë edhe piketat e vendosura nga ligji mbi imigrimin. Nga ana tjetër, nëse dëshiron të punosh për më shumë kohë, atëherë leja e qëndrimit për motive studentore dhe formim nuk vlen. “Për aktivitete punësimi me kohë më të madhe, - sqaron qarkorja, - është i domosdoshëm konvertimi i lejes së qëndrimit për motive studentore në leje qëndrimi për motive punësimi, si punëmarrës apo i vetëpunësuar.” Nisma u mor nga një pyetje që Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (INSP) ia drejtoi ministrisë së Punës lidhur me “mundësinë që studentët nga shtete joanëtare të BE-së të kryejnë punë rastësore, kërkesë së cilës kjo ministri iu përgjigj me kufizime në orë pune për ushtrimin e një aktiviteti nga ana e atij që zotëron një leje qëndrimi për studim dhe formim profesional. Kjo rregullore vlen për të gjithë studentët e huaj që janë shpallur fitues në universitetet italiane për këtë vit akademik.