Infermieria si profesion dhe mision, Antonela Gjata vendos të ofrojë shërbim në qytetin e saj, Përmet

Ndryshe nga shumë të rinj që, pas studimeve dhe specializimeve, zgjedhin të ndërtojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit, Antonela Gjata, pavarësisht tundimeve, ka vendosur të kontribuojë dhe të ofrojë shërbimin infermieror në qytetin e saj të lindjes, në Përmet. Ajo rrëfen arsyet pse zgjodhi këtë profesion, të cilin e ushtron prej dy vitesh.
“Studimet e mia i kam filluar dhe përfunduar në Gjirokastër, në fillim vendosa që të studioja në këtë profesion dhe të jepja kontributin në qytetin tim”, u shpreh infermierja.
Ky është një profesion që kërkon përgjegjësi dhe përkushtim thekson Gjata.
“Përpiqem të jem sa më e përgjegjshme”, thotë aj.
Antonela Gjata është shembulli i të rinjve që, pavarësisht vështirësive, zgjedhin të shërbejnë aty ku nevoja dhe zemra bëhen bashkë.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/