E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mbretëria e Bashkuar është kolonizuar nga emigrantët”, Starmer dënon deklaratat e presidentit të Manchester: Të kërkojë falje!

Kryeministri britanik i bën thirrje presidentit të Manchester Ratcliffe të kërkojë falje për komentet e tij “mbi kolonizimin”.

Sir Keir Starmer ka kritikuar komentet e Sir Jim Ratcliffe në lidhje me Mbretërinë e Bashkuar për të cilën tha se është “kolonizuar nga emigrantët”.

Vërejtjet e Sir Jim, themeluesit të grupit kimik INEOS dhe bashkëpronar i Manchester United, u bënë në një bisedë me Sky News.

Pas deklaratave të tij, Starmer reagoi në mediat sociale duke i quajtur “Fyese dhe të gabuara”.

“Britania është një vend krenar, tolerant dhe i larmishëm. Jim Ratcliffe duhet të kërkojë falje.”

Në një deklaratë, një zëdhënës i Doëning Street shtoi: “Jim Ratcliffe duhet të kërkojë falje menjëherë.

“Vërejtjet e tij fyese janë të gabuara dhe u shkojnë në dorë atyre që duan të ndajnë vendin tonë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›