E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet në Shqipëri Sergej Hasanpapaj, i kërkuar nga GJKKO për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Sergej Pepa, i dënuar me burg nga Gjykata e Posaçme për tentativë vrasje, është ekstraduar këtë të enjte (12 shkurt) nga Belgjika në vendin tonë.

32-vjeçari, lindur në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ekstradimi i tij u bë si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel.

“Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit S. H., 32 vjeç, të lindur në Elbasan.

32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›