E Martë, 3 Nëntor 2026

Inflacioni në shkurt, 1,9%

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit qëndroi në nivelin 1,9% edhe gjatë muajit shkurt.

Referuar raportit  “Indeksi i çmimeve të konsumit”, publikuar nga INSTAT-i, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shkurt është 1,9%, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 2,6%.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shkurt 2025 krahasuar me janarin e këtij viti, është 0,3%.

Krahasuar me muajin shkurt 2024, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike dhe veshjeve dhe këpucëve u rritën me 2,8%. Ndërsa çmimet e qirave, ujit dhe lëndëve djegëse dhe energjisë u rritën me 0,4%.

Nga ana tjetër çmimet e transportit shënuan ulje me 2,2%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “mish” patën një rritje me 4%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 3,2%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,8%.

Krahasuar me muajin janar 2025, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënuan rritje me 0,9%.

/j.p//r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›