Rritet numri i agjencive te kembimit valutor

Individët apo bizneset po i drejtohen gjithmonë e më shumë agjencive të këmbimit valutor, për shërbimin e këmbimit të monedhave. Nga të dhënat më të fundit të Raportit Vjetor të Mbikëqyrjes Bankës së Shqipërisë, ku evidentohet rritja e ndjeshme e numrit të tyre, sidomos në 4 vitet e fundit.
Gjatë vitit të kaluar në të gjithë vendin kanë ushtruar aktivitet 301 zyra të këmbimit valutor, të cilat janë të licencuara nga Banka Qendrore. Numri i tyre u rrit 6% krahasuar me vitin 2010 dhe rreth 170% krahasuar me vetëm 4 vite më pare. Në vitin 2007 pati një një shtim të menjëhershëm të agjencive, falë shtimit të konkurrencës me “këmbimin e rrugës” dhe prirjes së formalizimit të tregut.
Zyrat e këmbimit janë sot konkurrentet kryesore të bankave dhe mbajnë peshën më të madhe të exchange. Sipas përfaqësuesve të Bankës Qendore edhe këtë vit ka sërish shumë kërkesa për licenca për zyra të këmbimit valutor dhe pritet të rregjistrohet një rritje e mëtejshme e numrit të tyre. Është e dukshme, se ky shërbim tashmë po shkon drejt formalizimit, duke dëshmuar për një aktivitet korrekt dhe të licencuar pranë Bankës së Shqipërisë.