E Shtunë, 31 Tetor 2026

lirimi i kolateralit problem zvarritja e procedurave

Çlirimi i kolateralit ose kthimi i parave të kredituesve me probleme tek bankat, nuk zgjidh totalisht çështjen e kreditimit. Duket se zgjidhja e situatës qëndron tek individët dhe bizneset, të cilët kanë pushuar së qeni kërkues apo kreativ, për të marrë kredi.
Ekspert të e bankave theksojnë se rritja e kredive me probleme, në nivelin  e 20 për qind të portofolit është shqetësues, por bankat i kanë të mbuluara këto shpenzime. 
Sipas Elvin Mekës, ekspert i fushës çdo para që mund t’i kthehet bankave është një shtesë në likuiditetin e tyre. 
Megjithatë, sipas zotit Meka, problemi kryesor i çlirimit të kolateraleve është zvarritja e procedurave. Sipas tij, çdo alternative e mundshme do t’i shërbente procesit, si çdo të ishte shpërblimi i përmbaruesve privat.
Ndërkaq, përmbaruesit privat theksojnë se sekuestrimi i pronave të lëna peng për kreditë përgjithësisht rezultojnë me ndërgjegjësimin e kreditorit, i cili më pas bën një pjesë të pagesës  në bankë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi në një takim me përfaqësues të bankave  se duhet të ekzekutohet patjetër kolaterali i kredive të pakthyera, duke kujtuar për publikun, se bankat falin por nuk harrojnë.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›