E Diel, 1 Nëntor 2026

Info-kult; Teatrot e kryeqyteteve, sot në një memorandum



Teatrot e tre kryeqyteteve shqiptare Tiranë, Prishtinë dhe Shkup do të nënshkruajnë sot një memorandum mirëkuptimi. Jashtë gjuhës zyrtare, kjo do të thotë se Teatrot Kombëtare e këtyre tre vendeve do të njohin njëri-tjetrin përmes këmbimit të përvojave dhe veprimtarive. Ky memorandum nënshkruhet sot në mjediset e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Drejtori i TK-së, në Tiranë, Kristaq Skrami është shprehur ca ditë më parë se bashkëpunimi mes tre vendeve shqipfolëse përmes kësaj “letre” shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërinstitucionale. Memorandumi do të nënshkruhet në prani të mediave ku në panel janë Kristaq Skrami drejtor TK-Tiranë, Arjan Krasniqi - drejtor TK - Prishtinë Adem Karaga - drejtor TK-së, Shkup. “Ky memorandum është hartuar mes tre institucione si Teatri Kombëtar i Tiranës, i Shkupit dhe atij të Prishtinës, që kanë në themel të aktivitetit të tyre promovimin, ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kombëtare përmes teatrit”, - ka thënë Skrami.

Re.Ku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›