E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku; Barnat kundër astmës, me dëme anësore



“Disa barna mjaft të përdorshme për trajtimin e astmës mund të mos jenë shumë përfituese për fëmijët”, - thuhet në një studimi qeveritar. Por sipas studimit të agjencisë amerikane për ushqimet dhe barnat, këto ilaçe duket se nuk pakësojnë ose nuk lehtësojnë simptomat e astmës tek fëmijët, ndërkohë që shtojnë gjasat për efekte të dëmshme anësore.

Shumë studime kanë treguar se Advair, Serevent, Foradil dhe Symbicort përmirësojnë funksionimin e mushkërive dhe pakësojnë nevojën për ndërhyrje urgjente tek pacientët që vuajnë nga astma. Por kërkimet e reja kanë ngritur disa pyetje serioze lidhur me rrezikun e mundshëm të barmave kundër astmës, që pacienti i merr duke i thithur nëpërmjet pajisjes. Një shqyrtim i kryer nga libraria “Cochrane” tregon se fëmijët që përdorin pajisjet për thithjen e barnave përmirësuan funksionimin e mushkërisë, por rreziku i tyre për t’u prekur nga ndonjë sulm i ashpër astmatik nuk u pakësua.

Agjencia amerikane që kujdeset për cilësinë e ushqimit dhe barnave tani po kryen hetime rreth cilësisë së këtyre ilaçeve. Para dy vjetësh, kjo agjenci i detyroi firmat farmaceutike të shtonin në etiketën e këtyre ilaçve edhe paralajmërimin mbi shtimin e mundshëm të gjasave për vdekje nga astma. Sipas një analize të re të kësaj agjencie qeveritare, fëmijët nën moshën 11 vjeç të prekur nga astma, mund të jenë veçanërisht në rrezik.

Disa ekspertë mendojnë se thithja e ilaçeve kundër astmës është e rrezikshme, por të tjerë thonë se përfitimet janë më të mëdha, të paktën për personat në moshë të rritur. Të gjitha këto të dhëna janë duke u shqyrtuar me kujdes nga agjencia e ilaçeve, e cila deri tani nuk ka dalë me ndonjë vendim për të lejuar ose ndaluar shitjen në farmaci të ilaçeve Ilaçet Advair, Serevent, Foradil dhe Symbicort që thithen për të lehtësuar frymëmarrjen tek personat që vuajnë nga astma.

Studimi

Gripi, rezistent ndaj ilaçeve

Ekspertët amerikanë të shëndetësisë thonë se gripi këtë vit është rezistent ndaj shumë prej barnave të zakonshme antivirusalë dhe shqetësohen se një gjendje e tillë mund të bëhet shkak për më shumë shtrime në spital e vdekje sesa më parë si pasojë e gripit. Njerëzit që preken nga gripi trajtohen zakonisht me Tamiflu. Por qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve paralajmëron se ky ilaç është treguar i paefektshëm ndaj shumë rasteve të gripit këtë vit. Ekspertët mendojnë se virusi i gripit ka pësuar një ndryshim. Ata thonë se shkaku nuk është përdorimi i tepruar i Tamiflusë, por gjithashtu nuk janë në gjendje të thonë se nga se është shkaktuar ky ndryshim. Deri tani, në Shtetet e Bashkuara, nuk janë vënë re raste të rënda gripi. Megjithatë, mjekët shqetësohen se nëse kjo prirje ndryshon dhe rastet e gripit shtohen, ata nuk kanë ndonjë ilaç të efektshëm për t’i trajtuar pacientët e tyre. E vetmja gjë që ekspertët rekomandojnë në këtë situatë, është që njerëzit të vaksinohen kundër gripit dhe të lajnë duart rregullisht për të mbrojtur veten nga infeksioni.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›