Rivihet në punë linja 110 kv Bushat–Lezhë dhe 8 shtyllat e tensionit të lartë
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a. njofton se linja 110 kv Bushat-Lezhë dhe tetë shtyllat e dëmtuara të tensionit të lartë, janë vënë në punë me kapacitet të plotë pas zëvendësimit të tyre nga specialistët e OST sh.a. OST sh.a. bën të ditur se që nga dita e hënë, ora 17:00, linja e tensionit të lartë 110 kv Bushat-Lezhë dhe të tetë shtyllat e saj janë kthyer në gjendje normale pune. Pas riparimit të tyre, sistemi i transmetimit në të gjithë vendin garanton se është në gjendje për të përballuar çdo problem që mund të shfaqet në transmetimin e energjisë elektrike. Linja e transmetimit 110 kv Bushat-Lezhë dhe tetë shtyllat e tensionit të lartë pësuan dëmtim në datën 03.01.2009, si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin. OST sh.a. bën të ditur se specialistet e saj punuan pa ndërprerje për kthimin në normalitet të kësaj linje të tensionit të lartë dhe furnizimin normal të konsumatorëve me energji elektrike.