E Shtunë, 31 Tetor 2026

Informacioni, liria dhe privatësia

Stefano Rodota

-Qytetari duhet të bëhet pjesë aktive dhe të kontrollojë fluksin e informacioneve që kanë të bëjnë me të. Sot, krijimi i një sfere private është kufiri i madh i demokracisë. Në Itali nuk ka rregulla dhe gjithkush mund të mbledhë informacion të çdolloji rreth të tjerëve. Është një kryqëzim pervers i të gjithë atyre që mbledhin informacione dhe drejtojnë teknologjitë gjenetike dhe biologjike." A ka ndonjë rrezik për demokracinë në qarkullimin e egër të informacionit?" Në mënyrën e trajtimit dhe përhapjes së informacionit vihet në lojë karakteri demokratik i shoqërisë. Me pushtimin teknologjik privatësia është gjithnjë e më e kërcënuar dhe kërkon mbrojtje të përshtatshme. Por në të njëjtën kohë është e pamendueshme që të mos qarkullojnë të dhëna rreth teje; se përndryshe përjashtohesh nga shoqëria. Bioteka dhe informacioni janë kufijtë e fundshekullit.

Është një ndeshje e madhe mes të drejtave individuale dhe kolektive dhe as nuk mundet që t'i besohet vetëm tregut - pra një lloj vetërregullimi - dhe as teknikave thjesht proibicioniste. Me afrimin e fshatit global paska ndryshuar edhe koncepti mbi privatësinë? Privatësia është e lidhur me format moderne të komunikimit që prej zanafillës së saj dhe ka lindur si e drejtë e borgjezisë së epokës së arit për të pasur një hapësirë të vetën fizike me të drejtën e pronësisë. Me bankat e të dhënave, rrjetet, tv-kabllore dhe teknologjitë gjenetike - të cilat përgjithësisht janë mbledhje të dhënash rreth personave - e drejta e privatësisë nuk është vetëm ajo e të lënit vetëm, por mbi të gjitha, ajo e kontrollit të fatit të informacioneve që qarkullojnë rreth teje.

Si mund të mbrohemi atëherë kur informacionet shndërrohen në mall? Duke kontrolluar përdorimin që u bëhet këtyre informacioneve. Koncepti është i tillë; - unë të jap informacion, adresën, profesionin, llojin e kartës së kreditit që përdor - në këmbim të një shërbimi (tv kabllor, abonim në gazetë) por nuk dua që më pas tua shesësh këto informacione atyre që publikojnë p.sh. një gazete që merret me vlerësime shikueshmërie. Në kartolinat e abonimit që ndodhen tek Neësëeek apo The Economist në një kënd shkruhet 'vendosni një shenjë në këtë kuti në rast se nuk dëshironi t'ju vijnë materiale publicitare të ndryshme prej atyre të gazetës.'

Me informacionet që mblidhen rreth të abonuarit krijohen profilet individuale, familjare, kolektive të cilat mund të përdoren si në mënyrë të pafajshme, ashtu edhe për arsye diskriminuese. Kjo ide na çon disi përtej nocionit tradicional të rezervimit. Sot problemi qendron në mënyrën e krijimit të sferës private e cila është e lidhur me shumë fakte: p.sh si paraqitet një person në gazeta?

 

Le të flasim për personazhet publike; si mund të ushtrojnë kontroll mbi informacionet që u përkasin? Personazhi publik ka një privatësi më të ulët. Disa zgjedhin të jenë publikë duke hequr dorë indirekt dhe prej privatësisë së tyre. Të tjerë për shkak të funksionit janë subjekt i kontrollit legjitim nga ana e qytetarit. Po shpjegohem më mirë: nëse një zotëri tradhton të shoqen kjo është punë për të, por, nëse ky zotëri është edhe politikan i cili proklamon vlerat e familjes tradicionale është e drejtë e qytetarit që ta dijë se ai përdor standarde të dyfishta. Por nuk ekziston një mekanizëm automatik. Në idenë e vjetër të privatësisë unë ngrija një mur dhe thosha: këtë nuk dua ta marrë vesh askush pasi dua të jetoj lirisht dhe pa stigmatizime shoqërore. Pra mendohej vetëm për informacionet "në dalje" dhe ato "në hyrje". Shembulli më i bujshëm na vjen nga gjenetika. Unë as që dua tia di se në moshën 40 vjeçare do të më vijë ndonjë sëmundje e tmerrshme si koreja e Hungtinon-it dhe kam të gjithë të drejtën e botës të mos dua ta di një gjë të tillë. Por, në të njëjtën kohë ka njerëz shumë të interesuar rreth kësaj ndonjë agjent sigurimesh apo punëdhënës. Dhe unë duhet të mbrohem.

 

Ju citoni rastin e Robert Rodriguez , regjisor i El Mariachi, i cili ka rrëfyer t'i ketë gjetur paratë për të bërë filmin e tij duke shërbyer si kavje për industritë farmaceutike. A ka të drejtë pronësie mbi informacionet dhe pjesët e trupit? Mund të tundohemi që ta marrim në konsideratë këtë këndvështrim, por është diçka e rrezikshme pasi mund të arrijmë të bëjmë zgjedhje që bien ndesh me dinjitetin e njerëzve. Dhe ekziston rreziku i diskriminimit pasi është i gatshëm të shesë ai që ka nevojë. Unë e shoh këtë çështje në sferën private. Trupi nuk është kurrë mall. Le të marrim shembullin e amësisë surrogate. Tek ne kontrata mes dy grave të cilat bien dakord që njëra të sjellë në jetë një fëmijë e më pas t'ia japë tjetrës nuk është e lejuar me ligj. Në Angli lejohet në rast se nuk kruhet në këmbim të parave por si "dhurim". Është një rast solidariteti sikurse ai i një gruaje të zezë e cila kërkon mitrën e një gruaje të bardhë sepse nuk do që të sjellë në jetë një fëmijë i cili në të ardhmen do të jetë subjekt diskriminimi.

Është problemi i normalitetit.

 

A ka ndonjë model normaliteti në ndërtimin e sferës private? "Sigurisht!. Le të mendojmë për personat me aftësi të kufizuara të cilët dallohen që në diagnostikimet para lindjes. Gratë, në raste keqformimi të theksuar të fetusit mund të vendosin ta ndërpresin shtatzaninë edhe pas muajit të tretë. Në këtë rast nuk mund të ketë një autoritet publik që të vendosë se cilat keqformime duhen pranuar e cilat. jo; do të ishte e papranueshme dhe e rrezikshme. Nënat, me të bërë ekzaminimin e paralindjes zgjedhin në bazë të një modeli normaliteti. Aty ku njerëzit me aftësi të kufizuara pranohen më kollaj me shërbime të përshtashme sociale përqindja e aborteve të tilla është shumë herë më e ulët. Atëherë, mund të themi se problemi nuk qendroka tek politikat proibicioniste, por tek strategjitë shoqërore dhe kultura e përhapur. Cilat janë parimet që formojnë bërthamën e privatësisë?

 

Para së gjithash vetëpërcaktimi informativ. Nuk duhet lejuar mbledhja e informacioneve pa u vënë në dijeni personi i interesuar. Më pas diskriminimi; mendimet politike, infromacionet rreth racës, besimit, shëndetit kanë një mbrojtje të veçantë, pasi mund të përdoren p.sh nga punëdhënësi kundra të punësuarit. Së treti, mundësia për të mbajtur kontrollin e informacioneve që na përkasin. Marrim shembullin e mas medias: "Njerëz të Humbur". Ndonjëherë nuk më duket e drejtë që një person i rritur dhe i shëndetshëm i cili është larguar vullnetarisht nga shtëpia një natë të shohë të afërmit në televizion teksa flasin për të kaluar e tij të shenjuar ndoshta edhe nga probleme me drogën. Cili është roli i së drejtës në mbrojtjen e sferës private?

 

 

Ka detyrën të krijojë ligje të moderuara; që të trajtojnë probleme reale, kokrete rreth të cilave ekziston një mirëkuptim i mjaftueshëm. Me pretendimin për të regulluar gjithçka vështirë se mund të lindin ligje dhe është e lehtë të krijohen konflikte ideologjike. Në këto fusha vendoset një raport tripalësh; ligjvënësi, operatorët e sektorët me ndjeshmërinë e tyre, kodet deontologjike dhe gjykatësit që përshatsin parimet për rastet konkrete. Më pas është edhe ndërhyrja e qytetarit që mund të kontrollojë - p.sh administrimin e bankës së të dhënave ose mjekun që bën fekondim të asistuar. Në ketë mënyrë duhet të ushtrojë një veprimtari në të mirë të shoqërisë. "Të drejtat individuale janë edhe burime shoqërore".

 

 

Ne, duke mos patur të drejta individuale në fushën në fjalë, kemi edhe një shoqëri që nuk di të kontrollojë këto fenomene. E nuk duhet të mëndojmë se të gjitha çështjet zgjidhen me norma juridike. Në të kundërt ligji bëhet një alibi e një shoqërie që nuk përballet me çështje të vërteta dhe struket pas normës, duke u bërë autoritare dhe hipokrite".

 

Shënim: Ky artikull është botuar fillimisht në web-in e Komisionierit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›