E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova shet pafajësi

 kimeteNga Kimete Berisha

Ambasadorja amerikane Tracey Jacobson tha se ka ardhur koha që “rastet e korrupsionit jo vetëm të hetohen, por edhe të dërgohen në gjykata e t`u shqiptohen masat e dënimit”.

Ambasadorja nuk e ka specifikuar se kush “duhet” t’i dërgoj rastet nëpër gjykata, por e ka përgjithësuar krejt këtë çështje, dhe ia ka adresuar “shoqërisë kosovare”.

Pra, sipas saj, shoqëria kosovare duhet të fokusohet në luftën kundër korrupsionit.

Çka po bën “grupi punues kundër korrupsionit”, i formuar nga presidentja Jahjaga?

Ky grup është vet i pasur në mënyrë të pashpjegueshme.

Ambasadorja pret që të zbatohet Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Kush duhet ta zbatoj këtë ligj, kur të gjitha Institucionet janë në dorë të pasanikëve ilegal!

Në Kosovë pafajësia blihet me pare. Liria blihet me pare.

Duke filluar nga Auditori i Përgjithshën, Lage Olofson, nga AAK-ja e Hasan Pretenit, e deri te auditorët e brendshëm të Institucioneve që punojnë për të mbuluar, fshehur dhe fshirë krimet ekonomike të zyrtarëve të lartë.

Kush duhet ta gjykoj pasanikun e paligjshëm, kur gjykatat udhëhiqen nga gjyqtarë e prokurorë “varfanjakë” që janë në dorë të pasanikëve milionerë- zyrtar të lartë të Institucioneve të Kosovës!

Ajo ka kërkuar nga partitë politike që të heqin dorë nga zyrtarët që janë nën hetime ose të akuzuar për korrupsion.

Pra, e ka pasur fjalën për “vendet e ngrira” të punës së Sami Lushtakut, Sylejman Selimit e të tjerëve, të cilat vende po i presin udhëheqësit e tyre derisa të kryejnë punë me “drejtësinë”!

Ambasadorja nuk e ka përmendur rastin e Kuvendit të Kosovës, që strehon ish-kriminelë, që janë akuzuar nga drejtësia, dhe pasi që e kanë kryer burgun për krime, janë bërë deputetë.

Në Kosovë trafikohet edhe me “pafajësinë” dhe “lirinë” e kriminelëve.

Përgjegjës janë të gjithë, edhe ambasadorja amerikane që nuk “ngrin” marrëdhëniet me këta zyrtarë të korruptuar të shtetit!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›