E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ftesë për të gjithë ata që vuajtën padrejtësinë e largimit nga puna

luliNga Altin Ketro

Nëpërmjet një kronike nga edicioni informativ i televizionit Top Channel mësuam se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po punon për të ngritur një strukturë me juristë ekspertë për të drejtën administrative dhe kushtetuese si dhe avokatë, pranë çdo dege të PD-së, në atë që Basha e konsideron Mbrojtja e administratës publike nga revanshi i qeverisë Rama. Sipas lajmit të TCH-së, kjo strukturë do të ngrihet pa nisur punë qeveria dhe ka për detyrë që të çojë për ndjekje penale çdo titullar institucioni që provohet së është në shkelje të ligjit me largimet nga puna.

Që Lulzim Basha është i pacipë, kjo dihet, por që të arrijë të luajë me inteligjencën tonë, këtë smund tia pranojmë. E them këtë pasi jemi në kushtet kur partia e Bashës vazhdon të na qeverisë. Kësisoj, janë shumë të freskëta plagët që ajo ka krijuar e po lë pas. Një nga këto plagë është se bëri me administratën publike çfarë i ka dashur kokrra e qejfit. Ka shkruar shtypi i përditshëm, ka denoncuar media elektronike, e kemi analizuar me dhjetëra herë këtë fenomen tepër negativ të qeverisjes qëndrore Berisha e asaj vendore Basha, saqë dukej se po flisnim me muret, pasi kësaj dysheje të pazgjidhshme, nga njëri vesh i hynte e nga tjetri i dilte. Kuptohet, nëse kanë patur vesh për të dëgjuar!

Janë me mijëra njerëz që janë hequr padrejtësisht nga puna, që janë endur në dyert e gjykatave, bile kanë fituar të drejtën e tyre dhe ende skanë marrë as dëmshpërblimin fianciar. Një faturë financiare që sigurisht do rëndojë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Nga puna nuk janë hequr vetëm socialistë, por dhe nga radhët e demokratëve. Janë hequr vetëm se një kushëriri i tyre ishte aktivist i opozitës.

Ajo që e bën cinike këtë inisiativë është fakti se organizatori është pikërisht Lulzim Basha. Kjo është njësoj sikur ata që kanë prerë pa mëshirë për vite me radhë pyjet e vendit, të ngrenë një shoqatë për ti mbrojtur pyjet nga ata që do i presin nga sot e tutje!!!

Megjithatë, pyetjet që lindin janë disa: Përse Lulzim Basha nuk merr më parë në mbrojtje viktimat e veta? A nuk janë të gjithë shtetasit të barabartë? A nuk janë edhe ata shtetas të këtij vendi, taksapagues, zë qytetar, familjarë, prindër? Pse nuk e fillon nga vetja, ku të marrë përgjegjësitë për mënyrën jodemokratike sesi ka vepruar? Pasi ta ketë pranuar që ka gabuar e shkelur ligjin, pasi të ketë kërkuar falje, pasi të rikthejë në punë gjithë të larguarit e tij, atëherë të nisë të marrë në mbrojtje viktimat e supozuara të qeverisë Rama.

Nëse ska guxim që ta bëjë këtë, atëherë i ftoj të gjithë ata nëpunës që e kanë pësuar nga qeveria qëndrore e Berishës dhe ajo vendore e Bashës, që të mësyjnë në zyrat që do hapë kryetari i PD-së. Le ti vënë në provë këta abuzues të pushtetit të djeshëm (që ende se kemi lënë pas) se sa të gatshëm janë që mbrojtjen e të drejtës ta fillojnë nga viktimat e tyre. Vetëm ashtu do ta kuptojnë dëmin e madh që kanë shkaktuar, dëm që kur ishin në pushtet nuk e shihnin, pasi ishte koha e zhvatjes dhe grabitjes së vendit.

Le tia kthejnë Bashës në bumerang këtë inisiativë, pikërisht atij (e të tjerëve si ai) që pretendojnë të marrin në mbrojtje ata nëpunës që për vite me radhë i kanë terrorizuar nga idea se po si shërbeve e qëndrove besnik partisë, të pret rruga e madhe. Atij që ka qenë dhe është vetë titullar institucioni e që si është dridhur dora të shkarkojë më firmën e tij nëpunës jopolitikë, me eksperiencë e të mirëtrajnuar. Atij që si priti kurrë ata që u larguan nga puna prej drejtorëve nën varësinë e tij. Prandaj ripërsëris thirrjen për të gjithë ata që dje vuajtën padrejtësinë e largimit nga puna: Me letra në duar, drejt zyrave avokatore të Lulzim Bashës!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›