Çfarë duam ne (myslimanët) në Evropë dhe nga Evropa
Porosi mikut tim iluminist dhe atyre që mendojnë se ne nuk jemi evropianë
Nga Driton Morina*
I nderuari miku im iluminist,
Gjersa lexova shkrimin tuaj të parë rreth të rinjve radikalë musliman të Kosovës mu mbush mendja se kam të bëjë me një të huaj që nuk e njeh këtë popull apo ka qëllime të caktuara. Mirëpo kur pashë se nën shënjestër nuk ishte vetëm një grup apo kategori njerëzish por, në fakt, nën shënjestër ishte islami në Kosovë si tërësi, duke u etiketuar me shprehjet më të vrazhda dhe më vulgare si islamofashizëm dhe islam fashizoid, atëherë mu desh të reagoj për të shpjeguar se këtë lloj ofendimi e kanë përdorur, siç thotë populli, bashkaburra dhe kanë dështuar, ndaj nuk ju dëshironim një dështim të njëjtë.
Sido që të jetë, letra e juaj drejtuar të dashurve tuaj radikalë duke i vendosur të gjithë në një thes pa dallim, përfshirë doktor shkenca, studiues madje edhe krerë institucionesh, më bëri të hamendesha disa herë të ju shkruaj apo jo. Megjithatë, kur pashë se neve po na munguaka çdo lloj iluminizmi dhe se ne po përdornim racizmin si metodë linçimi dhe se nuk po ia dashkam të mirën këtij vendi, kjo më detyroi të shkruaj edhe këta rreshta, po shpresoj se gazeta juaj e preferuar nuk do të më diskriminojë me mospublikim siç bëri me shkrimin e parë. Nuk kam ndërmend të ua prish timin e duhanit në lidhje me pikëpamjet tuaja, sepse ato janë tuajat dhe mua as që më bëhet vonë për to, por më këtë rast synoj të nxjerrë në pah disa të vërteta.
Së pari, as që dua të merrem me çështjen e Ataturkut dhe pro et contrat rreth tij ngase populli im atij nuk i ka parë asnjë të mirë përveç marrëveshjeve të shpërnguljes masive me ish-RSFJ-në dhe vdekjeve masive të refugjatëve tanë të mjerë në shkretëtirat e Anadollit. Madje ai e ka popullin e vet, i cili e njeh më shumë dhe më mirë sesa ne, dhe se ai popull të paktën tashmë duket se ka rënë në duart e sigurta të lidershipit dhe avancimit.
Së dyti, i dashuri mik iluminist, ua rikujtoj juve dhe atyre që mendojnë si ju se ne muslimanët në Kosovë, sido që na quani, jemi shumë kohë para jush (iluministëve) në këtë vend. Mu për këtë ne akoma identifikohemi me krenari me stërgjyshërit tanë duke bartur mbiemra nderi si: Islami, Hoxha, Haxhiu, Shehu, Imami, Hafizi etj.
Dihet se iluminizmi (enlightenment) si lëvizje kulturore intelektuale në Evropë u shfaq ndërmjet shekujve 17-të dhe 18-të. Qëllimi i saj ishte të reformojë shoqërinë duke përdorur arsyen, të sfidojë idetë e bazuara në traditë dhe besim dhe të avancojë njohuritë përmes metodës shkencore. Por dihet mirëfilli se kjo lëvizje kryesisht kundërshtonte nënshtrimin, jo-tolerancën dhe abuzimin e pushtetit nga Kisha që udhëhiqte edhe shtetin në Evropën e asaj kohe. (Kors, Alan Charles. Encyclopedia of the Enlightenment. Oxford: Oxford UP, 2003).
Mirëpo, nga ana tjetër, iluministët (mendjendriturit) musliman shqiptarë si Hoxhë Hasan Tahsini (1811-1881) Hafiz Ali Korça (1873-1956), Hoxhë Kadri Prishtina (1878-1925) e Hoxhë Ibrahim Dalliu (1878-1952) jetuan si iluminist e mendjendritur të vërtetë edhe pa iluminizmin tuaj evropian. Ju mund ti quani si të doni këta të ndjerë, madje edhe radikalë islamikë po deshët, por ja ata ruajtën komb e fe për tju mbetur shansi pasardhësve të tyre të abuzojnë me të dyja më vonë.
Me duhet medoemos të potencojë edhe atë se ne, sipas jush, po përdorkam racizmin si metodë linçimi, po djallëzuakam islamin normal dhe nuk dimë tjetër përveç gjuhës se urrejtjes. Po ju zotëri iluminist çfarë gjuhe po përdorni kur fenë dhe besimi tuaj, qoftë edhe tradicional, e përshkruani si fashist, fashizoid e të djallëzuar, a thua vallë gjuhë dashurie na qenka kjo dhe mendoni se nuk ka kundërefekt!? Këtë fushatë anti-islame, e filluam Ne me gjuhë të urrejtjes apo Ju, miku im iluminist?
E dimë se në Kosovë njerëzit janë të bardhë por duke parë mishmashet (lexo: bashkëjetesat) tona me ndërkombëtarë sa për letra e para brengosemi deri kur do të vazhdojë bardhësia në Kosovë. Dhe pikërisht ndarja e njerëzve në të bardhë e të zinj është racizmi i vërtetë, miku im, sikur nuk të paska mësuar pak iluminizmi se Evropa, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka afro 4.6 milion njerëz me ngjyrë.! E sheh në Evropë paska vend edhe për jo të bardhët.
Do të kisha shtuar edhe shumë gjëra, por ja që nuk më mjafton hapësira, ndaj dua të fokusohem edhe tek dashuria e juaj evropiane për Kosovën. Dhe pikërisht se çka duam Ne në Evropë dhe nga Evropa, pasi që pyetët po ju jap këtë përgjigje:
Ne, muslimanët e Kosovës, sido që të etiketohemi, duam që:
- Në Evropë-Kosovë të mos ofendohemi e të mos etiketohemi sipas tekeve të dikujt duke përdorur terminologji nënçmuese që nga Vehabi, Radikalë, Aziatikë, islamo-Arabë, e deri të fashist e fashizoid. Ne, terma të këtillë por me qëllime tjera, jemi mësuar të dëgjojmë vetëm nga propaganda Serbe e Pashiqit dhe Millosheviqit kur na identifikonin si kanibal, njerëz me bisht, separatist dhe iptari. Ndaj ofendime të këtilla nuk duam të dëgjojmë nga vëllezërit tanë nga gjaku, kombi dhe feja, por që kanë qasje tjetër dhe, më ose pavetëdije, çojnë ujë në mulli të huaj. Ndërsa nga Evropa kërkojmë ti marrë të gjitha masat që ti vë para përgjegjësisë të gjithë ata që shkelin etikën profesionale të gazetarisë dhe etiketojnë besimtarët pa fakte.
- Në Evropë-Kosovë të kemi më shumë qasje në edukim rreth besimit, secili për besimin e vet e pse jo edhe të tjetrit, siç parashohin udhëzimet e Bashkimit Evropian të njohura si Principet Udhëzuese TOLEDO (Toledo Guiding Principles On Teaching about Religions and Beliefs in Public Schools) mbi Mësimdhënien rreth Religjioneve dhe Besimeve në Shkolla Publike. Dhe nga Evropa kërkojmë të marrë iniciativë sa më të shpejtë në këtë drejtim ashtu që të mos i jap hapësirë askujt të manipuloj me religjionin në Kosovë.
- Në Evropë-Kosovë të kemi departamente për studime islame brenda universiteteve shtetërore ngjashëm më Universitetin e Oxfordit, Vjenës, Berlinit, madje Harvardit e shumë universiteteve tjera. Nga Evropa kërkojmë të ndajë fonde për këtë qellim sikur që bënë me Belgjikën e Luksemburgun, kohëve të fundit, edhe pse përqindja e muslimanëve atje nuk kalon 2.2% respektivisht 4%.
- Në Evropë-Kosovë të mirëkuptohemi dhe të mos shikohen gabimet tona me zoom, ngase kemi një rini të mrekullueshme dhe madje edhe kur bëhet nervoz e acarohet ka plotësisht të drejtë sepse jo vetëm gjysma e rinisë, por gjysma e popullit është e papunë, 45% zyrtarisht. Nga Evropa kërkojmë të mos bie pre e provok